Organizma Shok

Rreth Statusit Organizëm Shok

Çfarëdo organizmi që punon në fushën e Software-it të Lirë ose në një të afërt me të mund të bëhet anëtar shok i FSFE-së. Normalisht këto organizma do të jenë prej Europës, por kjo nuk detyrimisht e nevojshme. Mund të aplikojë çfarëdo organizmi në botë që ndjehet afër ose i ngulitur në frymën europiane.

Edhe pse përpiqemi të gjejmë për të punuar nga afër të paktën një organizëm në çdo vend europian, nuk ka ekskluzivitet. Ndaj fare lehtë mund të ketë më shumë se një organizëm shok për vend. Gjithashtu, organizmat shok të FSFE-së prapë mund ta rreshtojnë veten me organizma të tjerë.

Sigurisht që do të ishte e papritur që një organizëm shok i FSFE-së të bëhej formalisht aleat me një organizëm që u kundërvihet synimeve të FSFE-së. Këtë nuk mund ta pengojë asgjë, por në një rast të tillë do të duhej pritur që FSFE-ja, pas një diskutimi me atë organizëm shok, t'i ndërpriste lidhjet me të.

Nuk ka kërkesa paraprake lidhur me statusin, anëtarësinë, strukturat, financën dhe të tilla gjëra. Organizmat shok janë krejtësisht të pavarur dhe vetëvendosës.

Sidoqoftë, nuk duket të jetë e dobishme të qenët shok me një organizëm që nuk ndan me ne frymën dhe filozofinë e lirisë. Pra ajo çka FSFE-ja dëshiron përgjithësisht të shohë në një organizëm që dëshiron të bëhet shok me të është përkushtimi ndaj Software-it të lirë dhe implikime më të thella prej kësaj.

Këtu përfshihet po ashtu dëshira për edukimin e njerëzve dhe formimi i ndërgjegjësimit ndaj çështjesh themelore të lidhura me lirinë në një shoqëri dixhitale.

Ngaqë efektshmëria e kësaj bazohet, të paktën pjesërisht, te përdorimi i terminologjisë më të mirë dhe më të saktë të passhme, dëshirojmë gjithashtu që anëtarët tanë shok (ashtu si vetë ne) të shmangin terma që priren të krijojnë paqartësira dhe që përhapin informacion të gabuar.

Po, këtu përfshihet dhe referimi ndaj sistemit GNU/Linux si "GNU/Linux" (për referencë shihni "Pse GNU/Linux?") dhe përdorimi i termit Software i Lirë ose një tjetri të përshtatshëm në gjuhën e vendit, duke shmangur terminologjinë ngatërruese të "Burimit të Hapur" (për referencë shihni "Ne flasim për Software të Lirë").

Si të bëheni organizëm shok

Si veproni, kur shumica e anëtarëve në organizmin tuaj ndihen afër filozofisë, çështjeve dhe punës së FSFE-së dhe dëshiron të bashkëpunojë më nga afër si një organizëm shok?

Procesi bazë është shumë i thjeshtë. Lypset të merrni një vendim formal brenda organizmit tuaj mbi aplikimin për status shoku. Ka shumë të ngjarë që kjo, për organizma demokratike, të kërkojë një mbledhje të përgjithshme.

Mandej përfaqësuesi i organizmit tuaj do të duhej t'i shkruante team@fsfeurope.org, për të na bërë të ditur rreth aplikimit tuaj për statusin e shokut.

Nëse deri atëherë nuk ju njohim, ose keni ndjesinë se ka ca pyetje rreth organizmit tuaj të cilave nuk ua dimë përgjigjen, mundet t'ju bëjmë pak pyetje përpara se të diskutojmë së brendshmi rreth zbatimit tuaj.

Nëse FSFE-ja e pranon zbatimin, do të merrni njoftim nga presidenti ose zëvendës-presidenti i FSFE-së, për t'ju bërë anëtar shok zyrtar.

Mandej ka gjasa se do të krijojmë/ndërlidhim kanalet e komunikimit (nëse duket e dobishme) që të përmirësohet komunikimi mes nesh. Do t'ju japim edhe të drejta hyrjeje te site-i web i FSFE-së (nëse nuk keni ende të tilla) dhe do të krijojmë te /associates/<yourorg>/ pjesën web për ju si anëtar shok ku ju mund të vendosni të dhëna rreth ose prej organizmit tuaj për vizitorët e site-it web të FSFE-së.

Për të tjerat shohim e bëjmë në rrugë e sipër.

Nëse keni ende pyetje mbi këto, ju lutemi, dërgoni një e-mail te team@fsfeurope.org