Skip menu

I ♥ Software-in e Lirë

Tradicionalisht Dita e Shën Valentinit është dita e shpalosjes dhe kremtimit të dashurisë. Ndaj pse të mos e përdorim këtë shans për të shpalosur dashurinë tonë për Software-in e Lirë këtë vit?

Dita #ilovefs 2013

Si çdo vit, Dita e Shën Valentinit do të kremtohet më 14 Shkurt, që bie e Enjte këtë vit. Ashtu si edhe vitin e shkuar, FSFE-ja ka planifikuar një fushatë online për kremtimin e kësaj dite si një Ditë "E dua Software-in e Lirë".

Fushata: Përhapni dashurinë tuaj për Software-in e Lirë

Fushata jonë online synon rritjen e ndërgjegjësimit rreth Software-it të Lirë dhe njerëzve të pasionuar dhe të palodhur pas tij. Tregojuni atyre se e vlerësoni punën e tyre – kjo mund të bëjë shumë punë! Të tjerët e kanë bërë këtë tashmë, ndaj, që të frymëzoheni, mund të lexoni pse ata e dashurojnë Software-in e Lirë.

Sigurisht që ka plot rrugë për t'i deklaruar dikujt dashurinë... Ja vetëm pak ide se si ta bëni publike dashurinë tuaj për Software-in e Lirë.

  • E-Mail/Letra Dërgojuni përkrahësve aktivë të Software-it të Lirë një mesazh falënderimi për punën e tyre. Mos i nënvleftësoni të mirat e një mesazhi të tillë. Mjaft zhvillues të Software-it të Lirë punojnë fort me projektet e tyre pa përfituar para, një "faleminderit" / "ju duam" e fuqishme është si karburant i dëshirueshëm për inkurajimin e mëtejshëm të tyre.
  • Mikroblog Veçanërisht për Ditën e Shën Valentinit, shkruani një postim mikroblogu rreth se sa e doni Software-in e Lirë, dhe përdorni hashtag-un #ilovefs. Nxitini miqtë tuaj të bëjnë të njëjtën gjë, dhe le të provojmë ta ngjisim mesazhin tuaj në shkallë të sipërme të klasifikimit në Twitter, identi.ca dhe të tjera sisteme blogimi.
  • Blog Nëse merreni me blogje, blogoni rreth Ditës "E dua Software-in e Lirë" dhe idenë thelbësore të tij. Përpiquni të tërhiqni njerëzit drejt idesë së Software-it të Lirë.
  • Stema Kemi krijuar një faqe ku paraqiten stema të ndryshme për përkrahje të Ditës "E dua Software-in e Lirë" dhe që jeni të lirë t'i përdorni. Disa i kemi edhe më copëzën e kodit, për t'i vendosur te faqja ose blogu juaj.

Shpaloseni dashurinë tuaj - Individualisht

  • Përqafoni një zhvillues (Sigurisht që është më mirë të merrni leje së pari ; )
  • Qeraseni një gotë zhvilluesin që doni më shumë. Ose qerasni dikë tjetër një gotë dhe, teksa shijoni pijen tuaj, tregojini atij/asaj për zbatimin tuaj më të dashur nga Software-i i Lirë!
  • Përdorni pushimin e drekës në punë që t'u tregoni kolegëve tuaj rreth Software-it të Lirë dhe pse ia vlen të përkrahet lëvizja jonë.
  • Dërgojini një libër kontribuesit tuaj më të dashur dhe në të njëjtën kohë përkrahni FSFE-në.
  • Na dërgoni foto ku duket se si i shprehni ndjenjat tuaj për Software-in e Lirë. Do t'i botojmë te site-i ynë web, ku do të krijojmë një galeri të dashuruarish me Software-in e Lirë nga anembanë bota!
  • Vishni bluza dhe artikuj të tjerë që shfaqin përkrahjen tuaj për Software-in e Lirë. Nëse keni nevojë për artikuj të rinj, mund të porosisni të tillë prej nesh, ose prej projektit tuaj të parapëlqyer nga Software-i i Lirë.
  • Dashuria nuk blihet me para... por paraja mund të na ndihmojë në betejat tona për lirinë tuaj. Dhuroni për FSFE-në ose për nisma të tjera Software-i të Lirë, si shprehje e falënderimit tuaj. Vazhdimi i punës së tyre varet nga kontributet tuaja. Ndaj shihni te organizmi juaj i parapëlqyer se si të bëni një dhurim. Të jeni të sigurt që do t'jua shpërblejnë dashurinë.

Lajme të ngjashme

Fushata #ILOVEFS 2013

21 February 2013:

Çdo vit, më 14 Shkurt njerëzit kremtojnë ditën dashurinë, marrëdhëniet intime me të tjerët... dhe për të tretin vit radhazi, mrekullitë e Software-it të Lirë. Anembanë botës njerësit shprehin dashurinë e tyre gjatë ditës "E dua software-in e lirë" . Do të donim t'ju falënderonim për pjesëmarrjen, dhe të ndanim me ju disa thënie të bukura, postime blogjesh dhe mikrobologjesh të shkruara nga frymëzimi prej përkushtimit tonë ndaj Software-it të Lirë. Kur programuesit të lexojnë deklarimet tuaja, pa mëdyshje do të gjejnë energji shtesë për të vazhduar veprën e tyre.

FSFE-ja ju fton të shpalosni dashurinë tuaj për Software-in e Lirë!

12 February 2013:

Për 14 Shkurtin, Free Software Foundation Europe u kërkon krejt përdoruesve të Software-it të Lirë të shpalosin vlerësimin e tyre për Software-in e Lirë. FSFE-ja sugjeron që ta shfrytëzoni këtë ditë si një mundësi për t'i thënë "faleminderit" njërit prej personave të palodhur të bashkësisë së Software-it të Lirë.

Thank you for celebrating #ilovefs the whole day without borders

23 February 2012:

On February 14th, people around the globe were celebrating the "I love Free Software" day. To all of you, thank you very much for participating in our #ilovefs-campaign and for showing your support for Free Software on this day. We were really excited about your creativity and participiation. All these love declarations went out to the developers, users and wizards behind Free Software and their communities. While some of you dedicated their love to specific programs that you enjoy most. We are pretty sure that their developers and users have read your love declarations and that your love will motivate them to carry on their good work. Here are just a few examples and highlights of your love declarations.

FSFE's goal for February 14th: More love reports than bug reports!

09 February 2012:

"Let's be honest: In the Free Software community, we exchange a lot of criticism. We write bug reports, tell others how they can improve the software, ask them for new features, and generally are not shy about criticising others. Sometimes we forget to say "thank you, for all your work". As in the last years, we want to change this, at least for one day. So on Tuesday the 14th of February we will celebrate the "I love Free Software" - Day , says Matthias Kirschner, FSFE's #ilovefs campaign manager.

"I love Free Software"-Tag am 14. Februar im Unperfekthaus, Essen

02 February 2012:

Die Free Software Foundation Europe (FSFE) ruft jährlich alle Unterstützer Freier Software auf, beim "I love Free Software"-Tag mitzumachen. Dazu gibt es eine Mitmach-Kampagne, zu der ihr Material und Ideen auf ilovefs.org finden könnt. Dieses Jahr wird es außerdem erstmalig eine "I love Free Software"-Veranstaltung[2] "I love Free Software"-Veranstaltung im Unperfekthaus in der Innenstadt Essens geben.

To top