Jepni Ndihmesë

Përhapni fjalën!

megaphone

Mbërritët këtu ngaqë - ashtu si ne - shqetësoheni për Software-in e Lirë dhe të drejtat qytetare dixhitale. Na duhet ndihma juaj për të përhapur fjalën rreth përparësive të Software-it të Lirë, dhe për t’u shpjeguar të tjerëve pse do të duhej të shqetësoheshin edhe ata për Lirinë. Përkrahja e Software-it të Lirë është zbavitëse dhe ndoshta një nga rrugët më të mira për të ndihmuar lëvizjen e Software-it të Lirë! Në këtë faqe do të gjeni materiale të ndryshme grafike për përdorim dhe fletë-palosje që mund t’i shtypni ju vetë si ndihmë dhe mbështetje për përhapjen e fjalës. Kemi një faqe më vete, nëse kërkoni për material promocional të shtypur në mënyrë profesionale nga FSFE-ja, që mund të kihet falas.

Material grafik

Krejt materiali grafik që gjeni në këtë faqe mund të përdoret për promovimin e Software-it të Lirë në përgjithësi dhe punën e FSFE-së në veçanti. Mos ngurroni ta kopjoni, shpërndani dhe përdorni, sa kohë që shmangni dukjen - për çfarëdo që e përdorni - si të ishte një produkt zyrtar ose opinion zyrtar i FSFE-së. Shumë faleminderit që promovoni Lirinë!

Stema zyrtare e Free Software Foundation Europe-ës. Përdoreni që të promovoni FSFE-në dhe punën tonë.

Stemë e FSFE-së me ngjyra: PNG | SVG - Stemë e FSFE-së b/z: PNG | SVG

Ju lutemi, shihni veçmas punët tona grafike për informacion mbi përdorimin e logotype-it.

Art grafik për përkrahje të Anëtarësimit Shok dhe FSFE-së

Mos ngurroni t’i përdorni butonat dhe artin grafik vijues kurdo që dëshironi të përkrahni punën tonë. Shumica e ikonave janë të vetëkuptueshme. Klikoni mbi miniaturën që të hyni te kartela përkatëse.

PNG e tejdukshme, ku lexohet 'Përkrahni punën tonë!'

Shtypni tuajën: Fletëpalosje dhe material informativ

Arti grafik është i mirë për të tërhequr vëmendjen, por ndonjëherë është më mirë të ofrohen materiale të shtypura, me informacion më të hollësishëm dhe për diçka specifike. Kemi një numër fletë-palosjesh dhe informacione të tjera që mund t’i porositni për t’i patur si ndihmë në përhapjen e fjalës.