Listë Fjalësh Për Përkthimet

Terma Specialë Dhe Përkthimi i Tyre

Përpiqemi të përdorim përkthime fikse për termat vijues anglisht, për të siguruar njëtrajtësi brenda gjuhës:

Anglisht Shqip Shënim
associate organisation organizëm bashkëpunues Për hollësi, shihni faqen e organizmave bashkëpunues.
chapter seksion (në kuptimin e një njësie ligjore të FSFE-së)
compulsory licensing licencim i detyrueshëm  
contributor kontribues (në shkallë sponsorizuesi)
coordinator bashkërendues (bashkërenduesi i një projekti ose i ekipit të FSFE-së për një vend)
copyright të drejta kopjimi përkthyer shpesh edhe si "të drejta autori"
deputy coordinator zv.bashkërendues (zëvendës i bashkërenduesit të një projekti ose i ekipit të FSFE-së për një vend)
Digital Restrictions Management (DRM) Administrim Kufizimesh Dixhitale (DRM)  
Directorate-General (DG) Drejtori e Përgjithshme (degët administrative të Komisionit Europian)
editor (your editor) redaktori (redaktori juaj) Term me të cilin redaktori/autori i buletinit nënkupton vetveten
Edu-Team // Education Team Ekipi i Arsimit Software-i i Lirë në Arsim
Executive Director Drejtori i Përgjithshëm Shihni dokumentin themeltar për hollësi.
European Commission Komisioni Europian  
European Council Këshilli i Europës  
European Court Gjykata Europiane  
European Patent Office Zyra Europiane e Patentave  
executive committee komitet ekzekutiv Për hollësi, shihni gjedhen për seksionet.
extended executive committee komitet i zgjeruar ekzekutiv Për hollësi, shihni gjedhen për seksionet.
fee pagesë E përdorur shpesh kur flitet për standarde ose patenta. Fjala përkthehet në mënyra të ndryshme, në varësi të kontekstit, në gjuhë të ndryshme.
Fellow Anëtar Shok  
Fellowship Anëtarësi Shok  
Free Software Software i Lirë  
Free Software community Bashkësi e Software-it të Lirë  
Freedom Party Mbrëmje Lirie Mbrëmje për simpatizantë të Software-it të Lirë.
FSFE / FSF Europe / Free Software Foundation Europe FSFE / FSF Europe / Free Software Foundation Europe "FSF Europe" nuk përdoret më. Në varësi nga konteksti, përdorim "FSFE" ose "Free Software Foundation Europe"
General Assembly (GA) Asambleja e Përgjithshme Organi më i lartë në FSFE.
GNU Project Projekti GNU  
hub qendra (në kuptimin e njësisë ligjore qendrore të FSFE-së, e kundërta e seksioneve)
"intellectual property" "pronë intelektuale" vendoseni gjithnjë në thonjëza!
Legal Affairs Committee / committee on legal affairs Komiteti i Çështjeve Ligjore / komiteti mbi çështjet ligjore  
mailing list listë postimesh  
non-profit jofitimprurës  
PDF reader lexues PDF-sh Software për të parë kartela pdf
President of the FSFE Presidenti i FSFE-së  
sister organisation organizma motër  
smart card kartë e mençur (karta e Anëtarësisë Shok) Ju lutemi, shmangni përdorimin e termit "crypto card", për arsye çështjesh shenjash tregtare!
software patent patentë software-i  
supporter përkrahës person që regjistrohet si përkrahës i veprimtarive të FSFE-së (nuk hyjnë paratë në mes)
trademark shenjë tregtare  
UN World Summit on Information Society Samiti Botëror i OKB-së mbi Shoqërinë e Informacionit  
volunteer vullnetar (person që punon për FSFE-në në kohën e lirë)

Tekste Standard

Për Free Software Foundation Europe-ën

Poshtëshënim Njoftimesh Për Shtypin

      Mbi Free Software Foundation Europe-ën

      Free Software Foundation Europe është një organizëm jofitimprurës që u
      jep fuqi përdoruesve të kontrollojnë teknologjinë. Teknologjitë e 
      kontrolluara nga software-i janë pleksur thellë në të gjitha anët e 
      jetës sonë; dhe është e rëndësishme që këto teknologji të na fuqizojnë,
      në vend se të na kufizojnë. Software-i i Lirë i jep gjithkujt të drejtën
      ta përdorë, kuptojë, përshtatë dhe ta ndajë me të tjerët software-in. 
      Këto të drejta ndihmojnë përkrahjen e të tjera të drejtave themelore, 
      të tilla si liria e fjalës, shtypit dhe e privatësisë. (http://fsfe.org)

      http://fsfe.org/
    

Poshtëshënim Buletinesh

      Te http://fsfe.org/news/newsletter.sq.html mund
      të gjeni një listë të krejt buletineve të FSFE-së      
    

Rresht Nënshkrimi Email-esh Për Shumë Nga Anëtarët Shok

      Bëhuni Anëtar Shok dhe mbroni Lirinë tuaj!     (http://fellowship.fsfe.org/)
    

Për Grupin e Punës Mbi Lirinë

Poshtëshënim Njoftimesh Për Shtypin

      Rreth Grupit të Punës Mbi Lirinë

      Grupi i Punës Mbi Lirinë është një veprimtari e zhvilluar nga 
      Free Software Foundation Europe për të ndihmuar njerëzit të
      kuptojnë licencimin e Software-it të Lirë dhe mundësitë që ai
      paraqet. Ofrojmë shërbime edukative, ndihmë me infrastrukturë 
      për veprimtari më të mëdha dhe administrojmë çështjet ligjore
      të FSFE-së. Synimet tona janë ndarja me të tjerët e dijeve mbi
      aspektet ligjore të Software-it të Lirë, mbrojtja e interesave
      të projekteve të Software-it të Lirë, lidhja mes tyre e ekspertëve
      të kësaj fushe dhe ndihma për grupe të tjera që të arrijnë qëllime
      të ngjashme. Kemi besim në dialogun pozitiv, konstruktiv dhe 
      përpiqemi gjatë gjithë kohës të përkrahim vazhdimësinë afatgjatë 
      të Software-it të Lirë.