Testimonials

Software-i i Lirë ju shtyn të mësoni: të bëni gjëra për veten, të jeni pa frikë i pavarur, kur duhet ta vini veten në raport me teknologjinë. Gjatë pak viteve të shkuara jam ndjerë krenare, kur kam parë aftësitë e mia të arrijnë dhe tejkalojnë ato të kolegëve që janë të dashuruar me programet pronësore, madje edhe të disa profesionistëve me pagesë, thjesht duke pasur një mendësi të hapur dhe prej kureshtareje. Software-i i Lirë ju çliron sipas shumë mënyrash.

Anna Morris (Bashkëthemeluese e ethical-pets.co.uk dhe përkrahëse Software-it të Lirë)

Free Software Foundation Europe (FSFE) bën tok aktivistë të përkushtuar dhe të angazhuar, nga krejt Europa, për të shfrytëzuar mundësitë për t\'i bërë të sigurta të drejtat tona për të përdorur, ndarë me të tjerët, studiuar dhe përmirësuar software-in, sepse pa Software të Lirë, teknologjia na vë nën veten, në vend që të zgjerojë dhe thellojë lirinë tonë.

Hugo Roy (Law student)

U bëra anëtar shok për t\'i dhënë fund të qenit \'minoritet prej një personi\', siç thosh dikur George Orwell-i. Doja të takohesha me njerëz që ndajnë me mua të njëjtat ideale dhe besojnë në të njëjtat gjëra, që të mos e ndieja se po e luftoja sistemin krejt i vetëm. Kur di se nuk je vetëm, të jep një ndjenjë sigurie, çka ka gjasa t\'i motivojë njerëzit për të vazhduar punën që bëjnë, edhe kur nuk është përherë aq e suksesshme, sa do të donin.

Kevin Keijzer (Veprimtar politik)

Liria është një nga vlerat bazë të Shoqërisë sonë dhe një nga konceptet bazë të demokracisë. Përkrahja dhe përhapja e Software-it të Lirë është një rrugë për të ndërtuar alternativa përfshirjeje sociale dhe për mbrojtjen e shtetasve tanë nga shfrytëzimi dixhital. Kemi përgjegjësinë e ngritjes së një bote më të mirë, si dhuratë nga ne për brezat tanë të ardhshëm.

Mauricio Nascimento (Inxhinier middleware-i)

Më ka lënë shumë përshtypje ajo çka ka arritur FSFE-ja në shkallë kombëtare dhe në shkallë BE-je. Kur punoja në sektorin publik, kisha mundësinë të hidhja një sy në sasitë e mëdha të parave të akorduara për lobim software-i pronësor dhe për të ashtuquajturat standarde të industrisë, në Gjermani dhe në BE. Mënyra se si FSFE-ja ka arritur megjithatë të bëjë t\'i dëgjohet zëri, është mbresëlënëse. Përkrahja e kësaj qe një nga motivet e mia për t\'u bërë një anëtar shok.

Guido Günther (Freelancer dhe Zhvillues në projektin Debian)

Software-i lirë është i rëndësishëm në kohën tonë. Ai ka nevojë për paraqitje profesionale, çka është punë e vështirë dhe e kushtueshme. Për mua, të bëhesha anëtar shok do të thoshte një mënyrë për të kontribuar me aftësitë e mia dhe me pak para te lëvizja e software-it të lirë, për të siguruar të ardhmen e tij.

Maurice Verheesen

Vite të tëra isha zë i vetmuar, që shpjegonte parimet e Software-it të Lirë dhe rëndësisë së tij për njerëzit e vendit tim, në artikuj të shumtë shtypi dhe postimesh blogu. Doja të isha pjesë e një organizmi me synimin e ndërtimit të shoqërisë dixhitale 100% mbi software të lirë dhe, përkrahja e FSFE-së, anëtarësia shok dhe mundësia për të përdorur infrastrukturën e tyre për blogime, dukej si hapi i parë logjik.

Carsten Agger (Inxhinier software-esh)

U bëra anëtar shok sepse Software-i i Lirë ndihmon për të sjellë më tepër liri të vërtetë në botë. Qëllimi im si anëtar shok i FSFE-së është të luftoj për këtë.

Robert Kehl (Profesionist TI)

Besoj se aktet për përkrahjen e FSFE-së janë të rëndësishme për nxitjen e zhvillimit të Software-it të Lirë dhe gjithashtu për adoptimin e tij në Europë, por edhe në pjesën tjetër të botës. Jam anëtar shok i FSFE-së, ngaqë mbështetja financiarisht e kauzës së Software-it të Lirë sjell përmirësime pozitive për krejt shoqëritë, në gjithë botën.

Jacob Appelbaum (Zëdhënës i projektit TOR)

Jam përkrahës i sofware-it të lirë prej shumë kohësh, kam luftuar në Bruksel kundër patentave mbi software-in, bashkë-organizuar temën e sistemit në Libre Software Meeting (RMLL) dhe kam një kompani Software-i të Lirë. Software-i i Lirë është pjesë thelbësore e lirisë sonë globale, prandaj qe e natyrshme të bëhem një anëtar shok i FSFE-së.

Benoit Mortier (Pronar i OpenSides, administrator i FusionDirectory)

Software-i i Lirë dhe FSFE-ja për mua janë: ndarje me të tjerët, nxënie, të qenët i pavarur nga monopole, prodhim gjërash së bashku, pasion dhe liri! Qëkurse jam Anëtar Shok, po bëj miq të rinj që më ndihmojnë për Software-in e Lirë dhe tema të tjera, duke mësuar gjëra të reja përditë, edhe pse jemi kilometra të tërë larg. Të jesh në një bashkësi që përkrah vazhdimisht pasionin dhe motivimin tim lidhur me Software-in e Lirë është madhështore!

Nermin Canik (Analist Biznesi TI)

Software i Lirë ka nevojë për një zë në politikë. Ne vullnetarët bëjmë gjëra mahnitëse tok, por disa nga punët nuk janë edhe aq zbavitëse, ose duan kohë, ose lypin ekspertizë të thelluar. FSFE-ja mund ta shfrytëzojë potencialin e vet të plotë vetëm me staf të paguar që kryejnë punët të cilat vullnetarët nuk do t\'i bënin dot. Deri sot, i kam takuar të gjithë të stafit dhe nuk më vjen keq për asnjë qindarkë që kam dhënë për t\'a lejuar FSFE-në të funksionojë.

Guido Arnold

If software is licensed as free software, we can audit it, and be sure that it does what it\'s intended to do (and nothing else). Public institutions develop software, and hire companies to make it, and the citizens should own and reuse all that code. I contribute to free software with translations, user help desk, finding free software alternatives at the University... but I cannot reach the policy-makers, nor people and institutions in other countries. I\'m fellow to support the FSFE doing this task, and as one more way to say thank you to the free software community.

Laura Arjona Reina (IT Assistant at Technical University of Madrid and Debian contributor)

I have always been fascinated by free software. I\'m supporting free software projects in my spare time. My education as well as my work would not be possible without free software. The fellow group in Berlin showed me how to contribute to free software in a non-technical way. It was and still is great fun to work with them in a cogenial atmosphere. As I\'m involed in the group now, I think it is time to join the FSFE officially and to support them financially.

Volker Grabsch (Software development)

I join the fellowship because I\'m seeing more and more that writing free code is ultimately not enough to foster a culture where free software is seen as an integral part of society. Free software should not be a fringe topic supported solely by geeks.

Johannes Zarl (IT Professional)

I have been using free software for years, during the last couple month I started "giving" back, by supporting on forums and writing smaller patches. But I felt like free software deserves some money, too. And the Free Software Foundation is simply the best place for the money to go. I also wanted to show my support for Free Software publicly.

Oliver Springer (Systems Administrator Trainee)

I started doing UNIX sysadmin work while a visiting scientist at MIT in the early \'90s, concentrated more and more on free software as time went on, and have made a living entirely from sysadminning free software for the past eight years. It\'s well past time that I gave money back.

Tom Yates (Free Software Consultant Sysadmin)

I\'m interested in values, politics, society; in new forms of production, based on free co-operation in egalitarian structures; in knowledge commons and collective intelligence. That\'s why I\'m here and why I wish to support the free software movement. I have no technical background, and neither do most of the people I know.

Nicole Lieger (Political Scientist and member of Civil Society)