Çfarë është një kod burim?

Programet e kompjuterit shkruhen nga programuesi në kod tekst të thjeshtë, dhe mandej shndërrohen më pas në kod numerik që kompjuteri mund ta lexojë dhe përpunojë. Ky shndërrim nga kod njerëzor në kod kompjuteri kryhet nga një software i quajtur përpilues. Problemi del ngaqë kodi i kompjuterit përbëhet vetëm nga numra (1-sha dhe 0 të sistemit dyor), dhe është praktikisht e pamundur që të lexohet nga njerëzit. Që të kuptohet se si funksionon një program ju duhet më tepër se sa thjesht kodi kompjuterik i përpiluar; keni gjithashtu nevojë për kodin burim të lexueshëm nga syri njerëzor.