Software-i i Lirë

Software-i i Lirë është software që u garanton përdoruesve të vet një grup lirish. Është 'i lirë' si në kuptimin e lirisë, jo si te 'falas, pa pagesë'. Edhe pse për t’iu referuar atij përdoren një larmi termash, te FSFE-ja parapëlqejmë të flasim për Software të Lirë, ngaqë kështu pasqyrohet më mirë filozofia e katër lirive që janë të pandashme prej tij.

Lëvizja për Software të Lirë u nis nga Richard Stallman më 1983 kur ai përuroi projektin GNU. Ky bazohej te ideja që njerëzit do të duhej të kishin kontroll të plotë mbi software-in që kanë në pronësi. Stallman kuptoi se që të arrihej kjo, hyrja te kodi burim i një programi kompjuteri qe një domosdoshmëri themelore. Tej fushës së thjesht industrisë së kompjuterave, lufta për Software të Lirë është shtrirë te adoptimi i ligjeve për standarde të hapura.