Skip menu

Për Shtypin

Fushata #ILOVEFS 2013 - ju faleminderit që kremtoni ditën #ilovefs

më: 2013-02-21

Çdo vit, më 14 Shkurt njerëzit kremtojnë ditën dashurinë, marrëdhëniet intime me të tjerët... dhe për të tretin vit radhazi, mrekullitë e Software-it të Lirë. Anembanë botës njerësit shprehin dashurinë e tyre gjatë ditës "E dua software-in e lirë" . Do të donim t'ju falënderonim për pjesëmarrjen, dhe të ndanim me ju disa thënie të bukura, postime blogjesh dhe mikrobologjesh të shkruara nga frymëzimi prej përkushtimit tonë ndaj Software-it të Lirë. Kur programuesit të lexojnë deklarimet tuaja, pa mëdyshje do të gjejnë energji shtesë për të vazhduar veprën e tyre.

Thënie dhe postime blogjesh

Gergely Nagy shkroi një postim të ëmbël rreth dashurisë së tij për Software-in e Lirë:

"[...] Kurdo që nuk jam në qejf, marr një copë kodi, dhe e përmirësoj, dhe mandej e ndaj me krejt botën. Duke e ditur se ndihmova në funksionimin e botës, se dhashë ndihmesë në një kauzë të dobishme, kauzë që më ka ndihmuar gjatë kohësh të vështira - kjo më bën të them që e dua Software-in e Lirë. Dhe kështu duhet të bëni edhe ju, ngaqë dija është pasuria jonë më e madhe, dhe software-et e lira ndihmojnë në ruajtjen dhe përmirësimin e kësaj pasurie tonën. Ledhatojeni, përmirësojeni, duajeni."

Sipas Mirko Boehm-it, Software-i i Lirë e bën botën një vend më të mirë:

"Përfitimet e Software-it të Lirë i kapërcejnë kontribuesit individualë dhe bashkësutë prej që këta formojnë. Katër liritë e formuluara si themele të Software-it të Lirë janë një kumbim i aftësisë për ushtrimin e vullnetit të lirë nga ana e kujtdo, për bashkëpunim lirish në ndihmë të fqinjëve. për të arritur pavarësi nga drejtimet të cilat të tjerë njerëz na i kanë formuluar për ne. Efektet mund të shihen ngado rreth nesh – kur materiale mësimore për shkollat krijohen në bashkëpunim dhe ndahen lirisht me të tjerët, kur të dhënat qeveritare hapen për përmirësimin e transparencës së proceseve politik, kur baza teknike të internetit dhe sistemet operative që xhirojnë teknologji moderne bëhen një e mirë e përbashkët, dhe në shumë vende të tjera. Njerëzit, kur fillojnë e angazhohen në shoqëri, zënë e presin liri të ngjashme edhe gjetkë, si këto me të cilat u mësuan në software. Dhe më tepër pjesëmarrje, është gjithmonë më mirë."

Postime të tjera në blogje

Përshkrim: nga blogu i eal-it: Parlamenti Europian duke kremtuar dhe promovuar Software-in e Lirë – për një Shoqëri të Lirë.
Licencuar sipas CC 3.0 BY-SA

nga blogu i gollo-s: Faleminderit kolegut tim Martin për këtë foto tejet profesionale :-)

Foto nga Nermin Canik që tregon dashurinë e saj për software-in e lirë dhe tortat

Disa nga postimet interesante në identi.ca dhe Twitter për ditën #ilovefs:

  • Christopher Webber: RT @tryggvib Jeta dhe liria ime varen nga software-i i lirë. Faleminderit hackers që ma keni bërë më të mirë jetën! #ilovefs
  • Gergely Nagy: Tjetër arsye pse e dua SL-në janë idetë e pafre dhe të çmendura që njerëzit kanë. Është mahnitëse të shohësh eksperimente të mendimit të shndërrohen në kod të shqyrtueshëm! #ilovefs
  • Laura Arjona: Faleminderit #freesoftware #devs #translators #designers, #sysadmins dhe krejt llojet e kontribuesve, fuqizoni qytetarinë shkencën shoqërinë#ilovefs
  • Marcus Moeller: #ilovefs sepse liria ka rëndësi
  • Renata Avila: #ilovefs për #developOA bashkësitë tona janë plot ♥ për të ndarë gjëra, krijuar, mësuar, përfytyruar. #freesoftware dhe lënda e hapur është e papërmbajtshme
  • Samuel Landete: #ILoveFS pasi më ka lejuar të mësoj dhe të zbavitem në të njëjtën kohë - duke u mbështetur në supe gjigantësh! #ILoveAsturix
  • Tryggvib: Jeta dhe liria ime varen nga software-i i lirë. Faleminderit hackers që ma keni bërë më të mirë jetën! #ilovefs

Mbulim nga media

P-NP Comics realizuan një seri karikaturore si falënderim për programuesit e GIMP-it.
Licencuar sipas CC 3.0 BY-NC-ND

To top