News

BE-ja godet Microsoft-in me 561 milionë euro gjobë për shfletuesit web

më:

Javën e kaluar, Komisioni Europian e ndëshkoi kompaninë me një gjobë prej më shumë se 500 milionë euro për shkelje të një ujdie lidhur me trupëzimin e Internet Explorer-it brenda Windows-it. Karsten Gerloff, president i FSFE-së, shpjegon pozicionin e Free Software Foundation Europe-s.

Sot, Komisioni Europian ndëshkoi kompaninë me një gjobë prej 561 milionë eurosh (afërsisht 731 milionë dollarë amerikanë) për shkelje të një ujdie të 2009-s lidhur me trupëzimin e Internet Explorer-it brenda Windows-it. Sipas asaj marrëveshjeje, Microsoft-i premtoi të shfaqte një skenë “zgjedhjeje shfletuesi” në instalime të Windows-it në Europë, ku përdoruesit të ftoheshin të zgjidhnin shfletues të tjerë tej atij të vetë kompanisë.

Ne në FSFE qemë optimistë me rezervë në atë kohë. Qemë të kënaqur që Komisioni Europian të paktën u mor me këtë çështje, por theksuam që rregullatorët do të duhej ta mbanin në vëzhgim nga afër, për t’u siguruar që skena e zgjedhjes së shfletuesit të kish efektet e synuara: