Për shtypin

taz.die tageszeitung nderohet me Çmimin Gjerman të Lirisë së Dokumenteve

më:

Gazeta gjermane taz.die tageszeitung (TAZ) merr çmimin e Ditës së Lirisë së Dokumenteve për këtë vit. Me këtë çmim, Free Software Foundation Europe (FSFE) dhe Foundation for a Free Information Infrastructure (FFII) nderojnë organizma që kanë arritur përdorim shembullor të Standardeve të Hapur.

Ralf Klever (i ngarkuar me Lirinë e Dokumenteve brenda TAZ-IT), duke mbajtur dëshminë DLDate - i rrethuar nga ekipe pre TAZ-it, FSFE-së dhe FFII-së

TAZ nderohet me çmimin e Lirisë së Dokumenteve ngaqë ofron gazetën e vet elektronike për pajtimtarët e vet në një larmi formatesh të hapur, dhe pa kufizime dixhitale (DRM). "E nderojmë TAZ-in me Çmimin e Lirisë së Dokumenteve për përkushtimin e tyre të kahershëm ndaj Standardeve të Hapura dhe përpjekjet e vazhdueshme në ofrimin e gazetës së tyre pa kufizime" thotë Erik Albers, bashkërendues i Anëtarëve Shok të Berlinit.

Pajtimtarët e TAZ-it mund ta marrin gazetën e tyre në HTML, PDF, ePub, dhe madje edhe në formate teksti të thjeshtë. Kartelat HTML formojnë bazën e World Wide Web-it. Portable Document Format (PDF) qe hedhur në qarkullim si një standard nga International Organization for Standardization (ISO) - Organizmi Ndërkombëtar për Standardizimet - më 2008-n. Adobe i ka dhënë gjithkujt të drejtën të krijojë dhe shpërndajë pa kufizime kartela PDF. Kartelat tekst i thjeshtë (.txt) mund të lexohen ose hapen lehtësisht nga cilido prej mijëra zbatimeve, pavarësisht nga platformat, produktet, ose tregtuesi. "Kartelat tekst i thjeshtë sjellin përfitime të mëdha për bibliotekat," thekson Elisabeth Klein, një arsimtare e shkencave shoqërore me lidhje të ngushta me bibliotekat akademike në Gjermani. "Ato mund të lejojnë përdorim të kollajtë të veprave duke përdorur një numër të madh pajisjesh të ndryshme. Përdoruesit dhe kërkuesit mund të kërkojnë në to dhe t’i analizojnë me efektshmërinë."

ePub është një Standard i Hapur për librat elektronikë. Në vend se të jenë të lidhur pazgjidhshmërisht te një tregtues i veçantë, përdoruesit mund t’i hapin kartelat me zgjerimin për .epub në një gamë të gjerë programesh dhe pajisjesh. "Përdorim formate të Lirë dhe të Hapur, ngaqë nuk duam t’i mbyllim brenda në një kafaz përdoruesit tanë - edhe pse ky mund të jetë prej floriri. Vetëm duke përdorur Standarde të Hapura, pa DRM, jemi në gjendje të përhapim lajmet media TAZ sa më shumë që të jetë e mundur" thotë Ralf Klever, drejtuesi i TI-së në TAZ.

Stephan Uhlmann, anëtar i bordit të FFII-së, shton: "E përgëzojmë TAZ-in për qëndrimin e tyre të vendosur lidhur me përdorimin e Standardeve të Hapura. TAZ-i ka një historik mbulimi të lëvizjeve politike bashkëkohore nga shumë afër, çka e bën këtë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e këtij dokumentacioni në formate dokumentesh të hapur dhe të përdorshëm për brezat e ardhshëm."

Çmimet e Lirisë së Dokumenteve jepen përvit në Ditën e Lirisë së Dokumenteve - dita ndërkombëtare e Standardeve të Hapura. Ndër fituesit e mëparshëm përfshihen 1&1 Internet AG, tagesschau.de dhe Deutschland Radio.

Të dhëna plotësuese:

Veprimtari dhe ngjarje të tjera në Gjermani gjatë Ditës së Lirisë së Dokumenteve 2013: