Për shtypin

FSFE-ja komenton rreth propozimit të Mbretërisë së Bashkuar lidhur me formatet e dokumenteve

më:

FSFE-ja ka parashtruar komentet e veta lidhur me një propozim të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të përdorur në të ardhmen vetëm formate dokumentesh të bazuar mbi Standarde të Hapura.

"E përshëndesim qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për vëmendjen ndaj konkurrencës dhe të qenët të hapur", thotë Karsten Gerloff, president i FSFE-së. "Ky propozim është një shembull për qeveritë e tjera, se si duhen bërë drejt kjo gjë."

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka propozuar bazimin përjashtimisht mbi formate të hapur dokumentesh për dokumente të krijuar rishtas. Secili prej standardeve të propozuar (HTML, ODF, TXT, CSV) mbulon një nevojë teknike të ndryshme nga të tjerat. Këto rekomandime bazohen në një studim të zgjeruar të nevojave si përdorues të pjesëtarëve të stafit qeveritar.

"Jemi shumë të kënaqur që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po përdor Software të Lirë dhe Standarde të Hapur, në frymë strategjike. Rruga e tyre ka gjasa të shtojë konkurrencën mes mundësuesve të ndryshëm, për ta bërë sektorin TI publik më të efektshëm, dhe të zvogëlojë kostot," thotë Gerloff.