News

Dhe fituesi i zgjedhjeve për kryesinë e Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarësisë Shok të FSFE-së është…

më:

Përfundimet e zgjedhjeve

…Stefan "Penny" Harmuth! Koha e zgjedhjeve për kryesinë e Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarësisë Shok të FSFE-së për këtë vit përfundoi më 28 shkurt. Pati vetëm një kandidat për vendin këtë herë. Jemi edhe më të kënaqur që prapë 20,3% e Anëtarësisë Shok përfituan nga rasti për të përkrahur Stefan Harmuth-in në këtë kandidim të tij.

Faleminderit gjithë Anëtarëve Shok që morën pjesë dhe përgëzime Stefan!

Hollësi përfundimesh

1. 2.
1. Stefan Harmuth 148 -
2. Nuk jam kandidat - 18