Për shtypin

Krijohet Rrjeti Ligjor Aziatik

më:

Free Software Foundation Europe-a (FSFE), Open Invention Network-u (OIN), dhe The Linux Foundation njoftuan sot për krijimin e Rrjetit Ligjor Aziatik. Krijohet Rrjeti Ligjor Aziatik u themelua për të patur një forum drejtues për përhapjen e dijeve dhe praktikave më të mira që prekin çështjet ligjore të Software-it të Lirë, veçanërisht ato që lidhen me lojëtarët e tregut në Azi.

Konferenca inauguruese e Rrjetit Ligjor Aziatik po zhvillohet sot, më 14 Mars, 2014. Kjo veprimtari, Praktikë Mbi Anën Ligjore dhe Licencimin në Azi - pjesëmarrje vetëm me ftesa - përbën për pjesëmarrësit një rast të rëndësishëm për t’u njohur dhe diskutuar të ardhmen e tregut të Software-it të Lirë në Azi, nga këndvështrimi ligjor. Praktika përmban fjalë dhe diskutime me avokatë dhe ekspertë të përzgjedhur, që merren me GNU/Linux-in dhe Software-in e Lirë, përfshi Karsten Gerloff (FSFE), Keith Bergelt (OIN), Linda Biel (AST), dhe Xinzhu Zhang (Global Economics Group).

Rrjeti Ligjor Aziatik plotëson Rrjetin Ligjor global, përmes të cilit FSFE-ja ofron një bashkëbisedim të pandërprerë mes ekspertëve më të mirë ligjorë në botë mbi Software-in e Lirë, që prej 2006-s.