News

CCC-ja dhe FSFE-ja: Agjencia Federale Gjermane e Rrjeteve duhet të përmirësohet

më:

Pas disa bisedash publike dhe debatesh politike, Agjencia Federale Gjermane e Rrjeteve (BNetzA) paraqiti një grup propozimesh rregullatore (në Gjermanisht) që do të duhej të eliminonin përdorimin e detyruar të rrugëzuesve të veçantë dhe të përmirësonin për përdoruesit transparencën e shoqërive të telekomunikacionit. Rrugëzuesit e detyruar e lidhin klientin pas një pajisjeje të dhënë nga ISP-ja. Free Software Foundation Europe-a (FSFE), Chaos Computer Club-i (CCC), si dhe drejtuesit e projektit IPFire dhe OpenWrt, si edhe ekspertë të tjerë, i shqyrtuan këto rregulla dhe dhanë komentet për BNetzA-n (German)

Idetë e BNetzA-së, përgjegjëse për ruajtjen dhe nxitjen e konkurrencës në tregun e rrjeteve, janë të mirëpritura në parim. Një ISP-je do t’i duhet të mbledhë të dhëna themelore, të tilla si funksionet teknike për shembull, në një regjistër të dhënash dhe përdoruesit e zakonshëm mund të kërkojnë të dhënat për hyrjen në pajisje. Kjo do të duhej të eliminonte përdorimin e detyruar të një rrugëzuesi të veçantë.

Por nuk është e qartë pse BNetzA-ja dëshiron t’ia lërë përdoruesit peshën e kërkesës së të dhënave të hyrjes, në vend që këto të dhëna të regjistrohen te regjistri i propozuar. Madje edhe koalicioni i madh (një koalicion mes partive politike CDU/CSU dhe SPD) pat kërkuar qartazi ndryshe në marrëveshjen e vet të koalicionit. Me këtë rrugë, përdoruesit e zakonshëm do të kishin në zotërim kredencialet e nevojshme për të përdorur një rrugëzues alternativ, pa e kërkuar shprehimisht.

"Nëse pesha për kërkimin e këtyre të dhënave lihet mbi përdoruesit, BNetzA-ja zor ta ketë aftësinë të kontrollojë se sa dashamirëse do të jenë ISP-të në dhënien e tyre. Në këtë mënyrë vonesat dhe mohimet do të vazhdojnë, të nxitura nga shembuj individualë jo-frymëzues. Përdoruesit do të kenë edhe më tepër ndërlikime se më parë", thotë Matthias Kirschner, zëvendëspresident i FSFE-së. "Për këtë qëllim, kredencialet për hyrje duhet të jenë të njohura për klientët, për të gjitha shërbimet që mund të përdoren, pa u dashur të kërkohen, që në fillim të kontratës, ashtu siç e kërkonte madje edhe koalicioni qeveritar."

Ndaj, te propozimet duhen shtuar fraza pa dykuptimësi, që ISP-të të mos munden të gjejnë rrugëdalje. Për shembull, protokollet e përdorur nga pajisja duhet të jenë të njohur, për ndërkëmbyeshmëri të plotë.

"Pa i kërkuar ISP-së që të furnizojë të dhëna hyrjeje dhe të jetë transparente lidhur me shërbimet dhe protokollet, rrugëzuesit e ISP-së do të ishin prapëseprapë, de facto, të detyrueshëm. Frazat e errëta dhe domosdoshmëria e kërkimit të të dhënave do t’i shndërrojnë klientët në lutës," thotë Frank Rieger, zëdhënës i CCC-së.

Madje edhe përkufizimi i një pike fundore rrjeti nuk është i përkufizuar mirë, edhe pse pati një seancë dëgjimore të thirrur posaçërisht për këtë qëllim, në të cilën FSFE-ja bëri një deklaratë.

Më tej, në procesin e testimit, të cilin ISP-të do të duhej të ofronin në të ardhmen, ka nevojë për përmirësim. Sipas planeve të BNetzA-së, do të duhet që mekanizimi dhe hollësitë e testimit t’u jepen vetëm autoriteteve, dhe jo klientëve individualë. Kjo gjë artificiale kufizon transparencën që synohet, dhe pengon që procesi të vlerësohet përdoruesit dhe specialistët e pavarur.

Rregullat mund ta plotësojë qëllimin e tyre vetëm nëse BNetzA-ja e përmirëson metodën e vlerësimit të rrugëzuesve të detyruar dhe transparencës. Vetëm atëherë do të plotësohen kërkesat e marrëveshjesh së koalicionit. Çfarëdo gjëje tjetër vetëm se do të hapte më tepër rrugëdalje për kompanitë, përmes të cilave klientët do të shtrëngoheshin dhe diskriminoheshin më tepër.