News

KE-ja shtrembëron tregun duke refuzuar të çlirohet nga bllokimi i mundësisë së zgjedhjes që bëjnë tregtuesit

më:

Komisioni Europian tani së fundi ripërtëriti angazhimin e tij kundrejt një desktopi pronësor dhe formatesh të fshehtë kartelash.Komisioni po refuzon ta marrë seriozisht çështjen e çlirimit nga bllokimi i mundësisë së zgjedhjes që tregtues të ndryshëm i bëjnë punës së përdoruesit në kompjuter, dhe po shpërfill krejt alternativat e mundshme. Duke bërë kështu, shërbimi civil i BE-së tjetër gjë predikon, dhe tjetër bën.

Në prill, Komisioni nënshkroi dy kontrata me Microsoft-in: Një marrëveshje për "shërbime të shkallës së lartë", me vlerë 44 milionë euro, dhe një marrëveshje përmbledhëse mbi kushtet e licencimit të software-it. Licencat faktike janë dhënë nga Hewlett-Packard sipas një kontrate ndaras që prej 2012-s, me vlerë 50 milionë euro. Kontratat mbulojnë Komisionin vetë, dhe 54 organizma të tjera të BE-së.

"Jemi jashtë mase të zhgënjyer nga mungesa e përparimeve për këtë pikë," shprehet presidenti i FSFE-së, Karsten Gerloff. "Komisioni as që pa për alternativa të mundshme. Qëndrimi i dembelosur i tij lidhur me prokurimin e software-it e lë Komisionin zbuluar përballë akuzave për inerci, dhe më keq se aq."

Komisioni tani së fundi pranoi publikisht për herë të parë se “efektivisht është i marrë peng” nga Microsoft-i. Por dokumentet e siguruara nga FSFE-ja tregojnë se Komisioni nuk ka bërë përpjekje serioze për të gjetur zgjidhje të bazuara në Standarde të Hapura. Për pasojë, një pjesë e madhe e industrisë TI të Europës i ka të bllokuara mundësitë për biznes me Komisionin.

Në një dokument strategjie të cilin e ka hedhur në qarkullim Komisioni në përgjigje të pyetjeve zyrtare nga eurodeputetja Andersdotter, KE-ja parashtron një trajtim në tri drejtime të platformës së vet të automatizimit të zyrave në vitet e ardhshme. Kjo strategji vetëm se do ta thellojë mbështetjen e Komisionit në formate kartelash dhe programe të fshehtë dhe pronësorë.

"Komisioni do të duhej të jepte një shembull pozitiv për administratat publike kudo në Europë," komentin Gerloff-i. "Në vend të kësaj, u bën bisht përgjegjësive të veta prej administrate publike, dhe thjesht pretendon se nuk ka alternativa të tilla. Qoftë edhe analiza më e thjeshtë e tregut do t’i kish treguar Komisioni se ka një industri të lulëzuar Software-i të Lirë në Europë te e cila mund të mbështeteshin."

Mjaft ente publike në Europë po i përdorin me sukses zgjidhjet Software të Lirë që sendërtojnë Standardet të Hapura. Shembull është bashkia e Munihut në Gjermani, me projektin e saj të mirënjohur në shkallë ndërkombëtare, Limux, apo qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, që ka bërë hapa të mëdhenj në përdorimin e Software-it të Lirë dhe Standardeve të Hapura për të patur sa më shumë përfitim nga paratë e shpenzuara në prokurimet TI. Përgjatë vitesh, mjaft nga këto ente përparimtare i kanë kërkuar Komisionit përkrahje praktike dhe morale në rrugën e tyre. Kjo lëvizje e fundit e Komisionit do t’u duket një shaka e pashpirt.

Pavarësisht nga kjo prapësim, FSFE-ja do të vazhdojë të punojë me Komisionin, dhe ta ndihmojë të përmirësojë mënyrën se si blen software. Mund ta bënte këtë duke u bazuar në karakteristika dhe standarde, në vend se te emra markash, duke përdorur kërkesa të hapura për tender, në vend të bisedave me një tregtues të vetëm, dhe duke shtënë në çmimin e cilësdo zgjidhje të re kostot e ardhshme nga largimi prej një zgjidhjeje të dhënë. Këto praktika po bëhen me shpejtësi norma në sektorin publik në Europë. KE-ja do të duhej të bënte, ato që predikon, dhe t’i adoptonte këto praktika për prokurimet e veta.