News

Mbroni privatësinë tuaj - Ndihmoni GnuPG-në të punësojë programuesin e dytë!

më:

GnuPG-ja është mjeti kryesues në botë për privatësinë, me 4 milionë përdorues aktivë në mbarë botën, sipas vlerësimeve, dhe një mijë përdorues të rinj shtesë çdo ditë. Ai ruan email-et, kartelat dhe programet nga futja e hundëve në to dhe spiunimi, në Windows, MacOS, dhe GNU/Linux. Ky program kaq kyç lyp ndihmën tuaj që të mund të vazhdojë zhvillimin gjatë 2015-s dhe më tej.

Zbulimi i spiunimeve të vazhdueshme nga ana e qeverive tregon se sa pak nga informacionet tona janë të parrezikuara. GnuPG-ja është një nga të paktat mjete që mund të ofrojnë mbrojtje të njëmendtë. Edward Snowden-i e përdori për të fshehtëzuar komunikimet e veta me gazetarët. Krejt kompanitë dhe individët që xhirojnë Software të Lirë e përdorin për të mbrojtur software-in e tyre nga manipulimet - ndonjëherë edhe pa patur dijeni për të. Të dhëna kartash krediti, apo të dhëna kopjeruajtjesh, fshehtëzohen vazhdimisht përmes GnuPG-së, dhe programi do të jetë i nevojshëm për shumë vjet në të ardhmen, për rimarrjen e atyre të dhënave.

GnuPG-ja është falas për gjithë këta njerëz anembanë botës, por zhvillimi dhe mirëmbajtja e tij duan para. Për më shumë se një dhjetëvjeçar, g10code GmbH, shoqëria në pronësi dhe e drejtuar nga autori kryesor i GnuPG-së, Werner Koch, ka mbuluar shumicën e këtyre kostove. Shoqëria po kërkon të sigurojë 120 mijë euro që të mund të vazhdojë punën e vet mbi GnuPG gjatë 2015-s.

Me këto para, shoqëria do të:

Për këtë nuk ka si shpërblim video apo sende të lezetshme. Çdo qindarkë e dhurimit tuaj do të përkrahë drejtpërsëdrejti zhvillimin e GnuPG-së në të ardhmen. Dhuruesit do të radhiten te sajti i GnuPG-së dhe hedhjen e ardhshme në qarkullim të GnuPG-së, veç në zgjedhshin të mbeten anonimë.

Mundeni të dhuroni drejtpërsëdrejti te projekti GnuPG përmes kësaj faqeje:

https://gnupg.org/donate/

Nëse mund të përfitoni nga lehtësimet për fatura dhurimesh ndaj një shoqërie bamirëse gjermane, mund të dhuroni te llogaria e GnuPG-së te WAU Holland Stiftung:

https://www.wauland.de/en/donation.html#61

Wau Holland Stiftung
Commerzbank Kassel
Königsplatz 32-34
34117 Kassel / Germany
IBAN: DE89 5204 0021 0277 2812 06
BIC: COBADEFF520 or COBADEFFXXX
Stichwort: GnuPG

Bitcoin: 12LKeo24XCzgz6ASSxcUa8BvUfzkEyCpGq

Wau Holland Stiftung do t’i përdorë paratë e mbledhura për të paguar punë për zhvillimin e GnuPG-së dhe Enigmail-it.

Te një postim blogu, Werner Koch ka dhënë një përmbledhje të kostove dhe të ardhurave për GnuPG-në, gjatë viteve:

https://www.gnupg.org/blog/20141214-gnupg-and-g10.html

Kontakt për media:

Mbi Wau Holland Stiftung:

WHS është një fondacion i lidhur me Chaos Computer Club, i themeluar nga i ati dhe miqtë e ngushtë të të ndjerit "filozof të informacionit", Wau Holland (i njohur edhe si Herwart Holland-Moritz), për promovimin dhe vazhdimin e frymës së tij unike të të menduarit të lirë në fushën e lirisë së komunikacioneve dhe vetëvendosjes lidhur me informacionin.