News

FSFE-ja i përgjigjet konsultave të BE-së mbi patentat dhe standardet

më:

Që të ushtrojë trysni për një trajtim më të informuar të politikave të administrimit të risive dhe dijes, FSFE-ja ka parashtruar një përgjigje [pdf] te një konsultë e BE-së mbi patentat dhe standardet. Ky është veprimi më i ri i FSFE-së në një punë të vazhdueshme për promovimin e Standardeve të Hapura.

Konsulta, e mbajtur nga Drejtoria e Përgjithshme në Komisionin Europian për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Sipërmarrjen dhe NVM-të, ka kërkuar mendimin e publikut mbi ndërveprimin e standardeve dhe patentave. Në përgjigjen e vet, FSFE-ja u përqendruar kryesisht në aspektin se si patentat mbi shpikje të sendërtuara në kompjuter ndikojnë negativisht në konkurrencën dhe risitë në tregun e software-it.

Theksuam gjithashtu se të ashtuquajturat kushte “të paanshme, të arsyeshme dhe jo-diskriminuese” (FRAND) licencimi, në praktikë janë një diskriminim i rëndë kundrejt programe Software i Lirë. Në mjaft segmente të tregut të software-it, këto programe janë pjesa më domethënëse e konkurrencës përballë ofertave pronësore. Ndaj FSFE-ja këshillon që entet e standardeve të sendërtojnë politika të suksesshme të licencimit të patentave, si ato të W3C-s dhe ente të tjera, dhe ta bëjnë të detyrueshëm licencimin e pakufizuar të patentave të standardeve thelbësore.