News

Një mirëpritje e kujdesshme për strategjinë e re të KE-së lidhur me Software-in e Lirë

më:

Komisioni Europian ka botuar një version të ri të strategjisë së vet për përdorimin e brendshëm të Software-it të Lirë. Tani strategjia mbulon periudhën 2014-2017. Gjatë procesit të përditësimit, FSFE-ja ka dhënë gjerësisht për Komisionin mendimet e veta.

Teksa strategjia është përgjithësisht e ngjashme me versionin e mëparshëm, ka një numër përmirësimesh të dukshme:

"Ky dokument është në thelb një deklaratë qëndrimesh nga ana e Komisionit," shprehet presidenti i FSFE-së, Karsten Gerloff. "Ka mjaft akte që mund të ndërmarrë Komisioni për të përfituar nga përparësitë që ofrojnë Software-i i Lirë dhe Standardet e Hapura - praktikat e prokurimit, sa për të përmendur një. Tej këtyre, strategjia e re përfaqëson një ndryshim për mirë, dhe jemi të gëzuar tek shohim Komisionin të ecë në drejtimin e duhur."

Shumë i rëndësishëm është fakti që strategjia shoqërohet nga një plan veprimesh që synon vënien e saj në jetë, ndryshe nga versionet e mëparshëm. Sidoqoftë, plani i veprimeve nuk është publik, ndaj s’është e mundur të vlerësohet ecuria e Komisionit drejt synimeve të veta. FSFE-ja shpreson që Komisioni një ditë do ta botojë planin e veprimeve.