News

Takimi Europian për Politika të Software-it të Lirë 2016

më:

Për programuesit dhe dashamirësit e Software-it të Lirë, tradicionalisht, Brukseli është vendi ku duhet shkuar në fund të janarit. Gjatë FOSDEM-it, qindra ekspertë flasin për projektet e tyre të dashura dhe diskutojnë të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e Burimit të Hapur. Është një vend shumë i goditur për t’u takuar njerëz me të njëjtat ide.

Pasditen para fillimit të konferencës, Free Software Foundation Europe dhe OpenForum Europe organizuan një takim me përfaqësues grupesh veprimi të të gjitha llojeve që kanë lidhje me Software-in e Lirë. Qenë të pranishme 19 të tillë. Qëllimi i takimit qe njohja me veprimtaritë e njëri-tjetrit, me theksin te veprimet e lidhura me politikat publike.

Prania e Julia Reda-s, eurodeputet në takim na gëzoi. Ajo foli mbi nismën e parlamentit për t’i kërkuar Komisionit Europian të ndërmarrë një nismë për përmirësimin e praktikave të kontrollit të cilësisë rreth programeve të lira dhe me burim të hapur të përdorura në infrastruktura kritike (FOSSA) dhe për mbështetjen e Software-it të Lirë, siç shprehet në raportin e parlamentit mbi nismën e Komisionit lidhur me një Treg të Përbashkët Dixhital. Në këtë raport, parlamenti:

Pierre Damas, një përfaqësues i degës TI të Komisionit Europian paraqiti strategjinë e Komisionit për Software Me Burim të Hapur, duke nxjerrë në pah rëndësinë që Software-i i Lirë ka për infrastrukturën TI të Komisionit dhe përkushtimin e Komisionit ndaj përdorimit të Software-it Me Burim të Hapur si bazë për krejt zhvillimin e software-it, çka ofron mundësinë e ripërdorimit kudo.

Secili prej grupeve të pranishme bëri një paraqitje të shkurtër të natyrës së tij dhe të fushatave të veta kryesore që lidhen me politika publike. Si probleme kryesore politike dolën mungesa e mundësive për të ofruar Software të Lirë në procedura tenderësh publikë, e rrjedhur kryesisht si efekt i bllokimit nga ana e tregtuesve të programeve pronësore, dhe përdorimi i standardeve jo të hapura dhe formateve pronësorë, si dhe trysnia e vazhdueshme e furnizuesve të software-it pronësor mbi politikanë që këta të përmbysin vendime të cilat favorizojnë përdorimin e Software-it me Burim të Hapur në administrata publike. Mjaft grupe janë të interesuar të merren edhe me çështjen e publikimit, në parim, nën licenca Burimi të Hapur/Software-i të Lirë të çdo programi të financuar me para publike, çka i akordon kujtdo të drejtën për ta përdorur për çfarëdo qëllimi, për ta studiuar se si funksionon , për t’ua dhënë të tjerëve, dhe për ta përmirësuar.

Qemë të gjithë të mendimit se na duhet të vazhdojmë punën mbi objektivat e përbashkët dhe të shkëmbejmë informacion me njëri-tjetrin. Për ta bërë këtë do të krijojmë një listë postime, ku të vazhdohen diskutime mes pjesëmarrësve, dhe me grupe të tjera që punojmë me politika të Burimit të Hapur në Europë. Që të mbahet gjallë ku bashkëpunim, jemi të vendosur për ta bërë traditë takimin, që kështu grupet e Software-it të Lirë të mund të takohen dhe të shkëmbejnë mendime dhe ide.