News

Përgjigjet e FSFE-së në Konsultën Publike të Komisionit Europian: Rishikim i Kuadrit Europian të Ndërveprueshmërisë

më:

Komisioni Europian ka kërkuar mendimet e publikut lidhur me planet e veta për rinovimin e Kuadrit Europian të Ndërveprueshmërisë (EIF). EIF-i synon të promovojë ndërveprueshmëri më të zgjeruar në sektorin publik të BE-së. Dokumenti, i menduar fillimisht si një grup udhëzimesh jo të detyrueshme për administratat publike të BE-së, po kalon në rishikimin e vet të tretë që nga adoptimi fillestar më 2004-n. FSFE-ja ka përgatitur komentet e saj për draftin e udhëzimeve të rishikuara.

FSFE-ja sheh disa përmirësime krahasuar me rishikimin e mëparshëm, në veçanti për sa i takon përdorimit të parapëlqyer të Standardeve të Hapëta (të quajtura "specifikime të hapëta" në skicën e rishikimit) në shërbimet publike europiane.

Megjithatë, na duhet të trajtojmë disa mungesa. Pohimi që kushtet e licencimit FRAND (sipas të zotëve, "fair, reasonable, and non-discriminatory") për standardet "do të ushqejë konkurrencën" (sipas Komisionit) është thjesht i gabuar. Licencat FRAND, për nga natyra janë shumë anti-konkurrencë dhe është fakt i mirëprovuar që ato e bëjnë të pamundur që një standard të sendërtohet si Software i Lirë.

Skica gjithashtu shpërfill lidhjen e dëshmuar mes ndërveprueshmërisë dhe Software-it të lirë. Pjesa dërrmuese, në mos krejt, kuadrot kombëtare të ndërveprueshmërisë nëpër Europë e kanë bazuar suksesin e tyre në një adoptim thelbësor të Software-it të Lirë dhe Standardeve të Hapëta. Kaq shumë saqë është e pamundur të sendërtohet një kuadër ndërveprueshmërie pa futur në lojë Software-in e Lirë. Për më tepër të dhëna, ju lutemi, shihni komentet tona të plota lidhur me rishikimin e Kuadrit Europian Mbi Ndërveprueshmërinë.

FSFE-ja ju nxit të jepni idetë tuaja në konsultimet që po bëhen. Përgjigjet mund të parashtrohen si individ, kompani, institucione akademike, dhe administrata publike, para 29 qershorit. Mos ngurroni të ripërdorni për parashtrimet tuaja argumentet e dhëna më sipër dhe t’i tregoni Komisionit se Software i Lirë dhe Standardet e Hapëta janë thelbësore për ndërveprueshmërinë.