News

Në kujtim të mikut tonë Elias Diem

më:
FSFE's volunteer Elias Diem

Elias Diem (1976 - 2016)

Pasditen e së shtunës, 6 gusht, miku ynë dhe anëtar shok aktiv, Elias Diem, ndërroi jetë. Ishte duke u kthyer nga një udhëtim alpinistësh me një shok në Alpet Zvicerane. Rrëshqiti dhe ra poshtë rreth 150 metra. Shoku i tij u përpoq ta shpëtonte, por qe shumë vonë. Mbaroi nga një plagë e rëndë në kokë, në moshën 39 vjeç.

Elia qe një nga anëtarët shok më aktivë mes nesh në Zvicër dhe vdekja e tij është një humbje e madhe për krejt ne. Ai drejtonte grupin e anëtarësisë shok për Zurihun dhe organizoi dhe mori pjesë në disa veprimtari të lidhura me Software-in e Lirë. I kish për zemër përpunuesin e teksteve Vim dhe programin Mutt për email-e. Elia qe shumë i interesuar për Hardware-in e Lirë, si dhe pat kontribuar te projekti Ladboo, që ndihmon të mbërrijnë laptopë GNU/Linux në shkolla të vendeve në zhvillim.

Nuk ka mënyrë për të mbushur zbrazëtinë që humbja e tij krijon në zemrat tona. Thjesht të përpiqemi të vazhdojmë veprën e tij të përkushtuar për liri dhe drejtësi.