News

Document Foundation dhe FSFE-ja forcojnë marrëdhëniet e tyre

më:

Free Software Foundation (FSFE) do të jetë anëtare e Trupës Këshillimore të Document Foundation-it. Në të njëjtën kohë, Document Foundation po bëhet një organizëm i asociuar FSFE-së.

Synimi i Free Software Foundation Europe-ës është të ndihmojë njerëzit të kontrollojnë teknologjinë, dhe jo e kundërta. Por ky është një qëllim që nuk arrihet dot nga një organizëm i vetëm. Organizmat e asociuara janë njësi që kanë të njëjtin vizion me FSFE-në dhe përkrahin fondacionin dhe Software-in e lirë në përgjithësi, duke nxitur njerëzit të përdorin dhe zhvillojnë Software të Lirë, duke ndihmuar organizma të kuptojnë pse Software-i i Lirë është një kontribut për lirinë, transparencën dhe vetë-përcaktimin, dhe duke i hequr pengesa adoptimit të Software-it të Lirë.

Me këtë shprehje të dyanshme të përkrahjes, që të dy organizmat forcojnë njëri-tjetrin në betejën për ta mbajtur publikun e përgjithshëm në vendin e drejtuesit të mjetit në fushën e teknologjisë. FSFE-ja përfaqëson parimet e lëvizjes së bashkësisë që punon në favor të adoptimit të Software-it të Lirë nga kompanitë, administratat publike dhe qytetarët privatë; ndërsa Document Foundation i kthen parimet dhe etikën në produkte aktuale, duke u dhënë përdoruesve një suitë produktiviteti të klasit të parë, të plotë, por krejtësisht të lirë.

"Jemi të gëzuar t’i ofrojmë mirëseardhjen Free Software Foundation Europe-ës si një anëtar i Trupës Këshillimore. Tok, do të jemi në gjendje të shpiem më tej adoptimin e Software-it të Lirë në Europë, nga administratat publike dhe ndërmarrjet", tha Eike Rathke, një nga drejtorët e Document Foundation-it dhe mbrojtës prej kohësh i Software-it të Lirë dhe hacker.

"Ne besojmë se bashkimi i forcave të krejt organizmave aktive në fushën e Software-it të Lirë kudo në Europë është e rëndësishme," u shpreh Matthias Kirschner, President i Free Software Foundation Europe-ës, "dhe të punojmë tok për të arritur qëllimet tona të përbashkëta. Tok me organizmat tanë të asociuar duam të tregojmë se jemi një lëvizje e fuqishme dhe e lidhur mirë, dhe se punojmë të arrijmë objektiva të përbashkëta. Për t’ia arritur kësaj, ne shkëmbejmë ide, bashkërendojmë përpjekjet, motivojmë njëri-tjetrin, dhe gjejmë mundësi të reja për të punuar tok mbi projekte të caktuara. Një rast i tillë është ky me Document Foundation, shtylla e një nga projekteve më të suksesshme të Software-it të Lirë: LibreOffice".