News

Një ligj rus e bën Software-in e Lirë Përparësi Publike

më:

Ligjvënësit kanë hartuar një projekt-ligj që i jep një shtytje të fortë Software-it të lirë në shumë nivele brenda sektorit publik të Federatës Ruse.

Projektligji, i miratuar nga Duma e Federatës Ruse (dhoma e ulët) pak javë më parë, kërkon që sektori publik t’i japë përparësi Software-it të Lirë para alternativave pronësore, t’i japë precedencë bizneseve TI vendore që prodhojnë Software të Lirë për tender publik, dhe pranon nevojën për të nxitur bashkëpunimin me rrjetin global të organizmave të Software-it të Lirë dhe bashkësive përkatëse.

Teksti e përforcon përparësinë që i duhet dhënë Software-it të Lirë kundrejt alternativave pronësore duke u kërkuar administratave publike që të përligjin formalisht çfarëdo blerjeje software-i pronësor. Blerja do të konsiderohet e papërligjur nëse ekziston një zgjidhje Software i Lirë që kënaq listën e specifikimeve dhe standardeve teknike. Veç kësaj, krejt marrëveshjet për blerje TI në sferën publike duhet të regjistrohen në një regjistër dhe të jepen hollësi mbi sasinë dhe çmimin si të software-it pronësor të blerë, ashtu edhe të atij Software i Lirë.

Me qëllim nxitjen e bizneseve vendore, kompanitë TI që shpërndajnë dhe furnizojnë produkte dhe shërbime Software i Lirë do të përfitojnë pikë bonus në tender publik, si parazgjedhje. Me këtë masë, ligjvënësit synojnë të reduktojnë varësinë e administratës nga furnizues të huaj TI software-i pronësor.

Pas sa më sipër, projektligji pranon gjithashtu karakterin universal të Software-it të Lirë. Siç e pohojnë ligjvënësit në shënimet shpjeguese bashkëngjitur tekstit, koncepti "Software i Lirë Rus" është i pakuptimtë, për shkak të natyrës globale të Software-it të Lirë. Teksti pranon nevojën e përkrahjes së kompanive ruse të Software-it të Lirë, me qëllim që të integrohen më mirë në bashkësitë globale të Software-it të Lirë.

"[...]законопроект предлагает тем самым уйти от понятия «российское СПО», поскольку наборы программных кодов, открытых по разного вида свободным лицензиям, представляют собой по сути единую мировую платформу[...]"

Përkthimi në shqip:

[...]projektligji sugjeron të hiqet koncepti i "Software-it të Lirë Rus", ngaqë kodi burim i passhëm sipas licencash të ndryshme të hapura përfaqëson në thelb një platformë globale[...]

Një tjetër aspekt interesant i ligjit është se si autorët e projektligjit kanë bërë përpjekje ekstra për të garantuar që gjuha e përdorur në projekt të jetë e përpiktë. Sa për të dhënë një shembull, vetëm software-i që bart licenca që lejojnë katër liritë mund të etiketohen ligjërisht si "Software i Lirë":

"Свободное программное обеспечение (СПО) - программное обеспечение, имеющее открытый исходный код и распространяемое по открытым лицензиям на условиях специального лицензионного договора, на основании которого пользователь получает неограниченное право на его установку, запуск, а также свободное использование, изучение, распространение и изменение (модификацию) по своему усмотрению в любых, не запрещенных законом целях."

Përkthimi në shqip:

"Software i Lirë - software që është me burim të hapët, dhe i shpërndarë sipas licencash të hapura të bazuara në kushte speciale kontrate licencimi, që i lejojnë përdoruesit të drejtën e pakufizuar për instalim, xhirim, përdorim, studim shpërndarje dhe modifikim lirisht të tij, sipas nevojave dhe qëllimeve të dikujt të pakufizuara nga ligji."

Së dyti, sa herë që teksti i projektligjit i referohet sistemit të lirë operativ më të famshëm, i referohet si "GNU/Linux", jo thjesht "Linux". Kjo tregon një kujdes zakonisht të munguar mes autorëve të legjislacioneve kombëtare.

"Projektligji është një shembull se si duhen bërë prokurimet publike të software-it." shprehet Polina Malaja, analiste e politikave dhe bashkërenduese ligjore në FSFE. "FSFE-ja ka kohë që këshillon që krejt administratat publike t’i japin përparësi Software-it të Lirë dhe rekomandon që krejt programet e zhvilluara nga dhe për sektorin publik të hidhen në qarkullim nën një licencë Software-i të Lirë. Ashtu siç e kanë kuptuar autorët e projektligjit rus, pa Software të Lirë, administratat publike s’do të jenë kurrë në gjendje të pretendojnë se kanë sovranitet dixhital të njëmendtë. Administrata të tjera europiane duhet ta vënë vath në vesh."