Për Shtypin

FSFE-ja parashtron një kërkesë FOI (Liri Për Informim) për programin Horizon 2020

më:

Free Software Foundation Europe (FSFE) i parashtron to Drejtorisë së Përgjithshme për Kërkimin dhe Risitë në Komisionin Europian një kërkesë Liri Për Informim (FOI), për t’i kërkuar informacion rreth përdorimit, zhvillimit dhe hedhjes në qarkullim të software-it nën programin Horizon 2020, programi më i madh i financimit të kërkimeve në BE.

Software-i është një pjesë kyçe e thuajse çdo projekti kërkimor në Horizon 2020 dhe shumica e tij sigurohet ose zhvillohet me financim publik pse publik-privat. Na intereson të zbulojmë se ç’përqindje e financimeve shpenzohet për licenca pronësore dhe se ç’përqindje e software-it të zhvilluar brenda Horizon 2020 hidhet në qarkullim nën licenca Software-i të Lirë. Synimi ynë është t’i përpunojmë këto të dhëna si një e tërë dhe të nxjerrim përfundime mbi gjendjen e software-it në kërkimet e financuara me para publike.

Duke patatur parasysh pikat kryesore të ngritura në artikullin tonë mbi pozicionin e FSFE-së lidhur me tërheqjen e Software-it të Lirë dhe Standardeve të Hapura në Horizon 2020 dhe në krejt kërkimet e financuara me para publike dhe në pajtim me sugjerimet e dhëna në të, FSFE-ja bën për Komisionin pyetjet vijuese:

  1. I mbikëqyrni dhe grumbulloni të dhënat mbi përdorimin e TI-së dhe software-it në projekte Horizon 2020, dhe veçanërisht nëse projektet përdorin apo zhvillojnë Software të Lirë (të quajtur edhe 'me burim të hapur') ?

  2. Sa projekte, si numër dhe si përqindje e sasisë gjithsej të projekteve të kërkimit, janë financuar nga Horizon 2020 si pagesa licencash software-i? Cilat janë pagesat më të shtrenjta për licenca software-i te projektet Horizon2020?

  3. Sa para janë shpenzuar nga Horizon 2020 për licenca software-i pronësor në "fazën" më të re të programit? Ç’pjesë përbën kjo kundrejt fondeve gjithsej të Horizon 2020?

  4. Sa projekte, si numër dhe si përqindje e sasisë gjithsej të projekteve të kërkimit të financuara nga Horizon2020, zhvillojnë software të tyrin? Ç’përqindje e këtij software-i mbahet pronësor dhe sa publikohet nën një licencë të miratuar nga Free Software Foundation/Open Source Initiative? Në këtë frymë, cilat janë licencat Software të Lirë/Burim i Hapur më të përdorura?

Ç’të bëhet teksa pritet për përgjigje nga Komisioni Europian?

Pak ditë më parë, FSFE-ja botoi dhe i parashtroi Komisionit Europian artikullin e saj mbi pozicionin e FSFE-së lidhur me tërheqjen e Software-it të Lirë dhe Standardeve të Hapura në Horizon 2020 dhe në krejt kërkimet e financuara me para publike, si pjesë e konsultimeve publike mbi vlerësimin afatmesëm të programit Horizon 2020.

Mund të na ndihmoni për të përhapur fjalën duke lexuar dhe ndarë me të tjerët artikullin ose duke marrë vetë pjesë në konsultimin me Komisionin Europian mbi Horizon 2020. Kështu bëni të mundur që zëri juaj për kërkim Software-i të Lirë dhe Standarde të Hapura dëgjohet! Se si të realizohet kjo, mund ta shihni te faqja wiki përkatëse.

Konsulta është e hapur për këdo, deri më 15.01.2017.