News

Dita "E dua Software-in e lirë" 2017

më:
Shkruar nga 

14 shkurti është koha për të thënë “faleminderit”, Dita "E dua Software-in e lirë" 2017. Free Software Foundation Europe u kërkon krejt përdoruesve të Software-it të Lirë ta përdorin ditën tradicionale të dashurisë për të sjellë në mendje njerëzit e palodhur që kontribuojnë në Software-in e Lirë prej të cilit varemi të gjithë. Si çdo vit, për njerëzit ka shumë mënyra për të marrë pjesë në këtë fushatë.

Në shoqërinë e Software-it të Lirë, ne shkëmbejmë mjaft kritika. Shkruajmë njoftime të metash, u tregojmë të tjerëve se si mund të përmirësojnë software-in, u kërkojmë veçori të reja, dhe në përgjithësi nuk kemi turp të kritikojmë të tjerët. Këtu s’ka asgjë të keqe. Kjo i ndihmon njerëzit të përmirësohen vazhdimisht. Por ndonjëherë harrojmë të nxjerrim në pah njerëzit e palodhur që gjenden pas programit që e kemi për zemër.

Shfaqeni dashurinë tuaj për Software-in e Lirë

Si dita tradicionale për të shfaqur vlerësimin ndaj njerëzve, Dita e Shën Valentinit është mundësia e përsosur për të falënderuar kontribuesit te programe të ndryshme të lira që ju i doni: zhvillues, përkthyes, grafistë, testues, apo hartues dokumentimi, për programe shumë të mëdha apo projekte të vogla. Krejt këta punojnë brenda fushës së Software-it të Lirë që ne gëzojmë përditë.

Hidhini një sy se si mund të merrni pjesë këtë vit, te faqja e fushatës tonë. Mund të lexoni edhe se si e kremtuam vitin e shkuar dhe të shihni se si e shpalosin persona të ndryshëm dashurinë për Software-in e Lirë. Nëse gjithkush kontribuon një gjë të vockël, do të gëzojmë së bashku një ditë të mrekullueshme "E dua Software-in e lirë"!