Për Shtypin

Berlini dërgon një mesazh për ditën "E dua Software-in e Lirë"

më:

Në kremtimin e ditës "E dua Software-in e Lirë", më 14 Shkurt, fundjavën në fjalë, ndërtesa Berlin Reichtag u ndriçua me mesazhin "Jepini Një Shans Software-it të Lirë". Në shumë ndërtesa dhe vende simbolike në Berlin u projektuan mesazhe të tjera. Në Murin e Berlinit mund të lexohej "Ndërtoni Software të Lirë - Jo Mure", kurse Ministria Federale e Financave u zbukurua me sloganin "Para Publike, Kod Publik". Kështu tërheqin vëmendjen veprimtarët drejt rëndësisë së një vlerësimi më të madh të Software-it të Lirë.

Përfaqësuesit e FSFE-së dërguan edhe një letër të hapur tok me një trëndafil, për krejt deputetët e parlamentit gjerman, në të cilën kërkohet një përkrahje politike më e madhe për Software-in e Lirë dhe pranim më të madh të zhvillimit vullnetar të Software-it të Lirë.

Max Mehl, përgjegjës programesh në FSFE, komenton: "Software i Lirë aftëson këdo të përdorë, studiojë, ndajë me të tjerët dhe përmirësojë programe për çfarëdo qëllimi. Këto të drejta ndihmojnë të drejta të tjera themelore, të tilla si liria e fjalës, liria e shtypit dhe privatësia. Ndaj, ne u kërkojmë politikanëve dhe administratës ta hedhin në qarkullim nën një licencë të lirë software-in e financuar me para publike. Software-i i financuar me para publike duhet të jetë një e mirë e përbashkët dhe i përdorshëm nga cilido, që kështu prej tij të përfitojë krejt shoqëria."

Dita "E dua Software-in e Lirë" kremtohet çdo Ditë të Shën Valentinit dhe i kushtohet kontribuesve vullnetarë të panumërt të Software-it të Lirë.

Informacione të mëtejshëm: