Për Shtypin

FSFE Italy pyet partitë politike për pozicionet e tyre lidhur me Software-in e Lirë

më:
Shkruar nga 

Me rastin e zgjedhjeve të ardhshme në Itali më 4 mars, ekipi vendor i FSFE-së në Itali u dërgoi disa pyetje pastive pjesëmarrëse, për të njohur pozicionin e tyre lidhur me Software-in e Lirë në administratën publike dhe arsim. Do të botojmë dhe analizojmë përgjigjet e tyre, sapo t’i marrim.

Kuti votimi

Në Free Software Foundation Europe, besojmë se mundemi dhe duhet ta bëjmë Software-in e lirë dhe Standardet e Hapur një çështje të krejt zgjedhjeve, qofshin këto të mbajtura në shkallë europiane, kombëtare, rajonale, ose në shkallë vendore. Kjo është arsyeja pse FSFE-ja e përdor kohën e fushatës elektorale të pyesë politikanët rreth qëndrimit të tyre mbi Software-in e Lirë dhe Standardet e Hapura përmes platformës tonë Pyetni Kandidatët Tuaj.

Tani afër, ekipi i FSFE-së për Italinë u dërgoi një sërë pyetjesh partive pjesëmarrëse më zgjedhjet e përgjithshme italiane që do të mbahen më 4 mars. Pyetjet lidhem me pozicionet e partive rreth përdorimit të Software-it të Lirë dhe Standardeve të Hapura në administratën publike dhe vullnetin e tyre për të zëvendësuar formate pronësorë. Pyetje të tjera lidheshin me përdorimin e Software-it Publiknë arsim dhe rreth pozicionit të tyre lidhur me nenet 68 dhe 69 të "Kodit të Administratës Dixhitale" si dhe mbi çështjen e asnjanësisë në rrjet. Përgjigjet e tyre do t’i botojmë dhe analizojmë sapo t’i marrim.

"Me këtë fushatë duam t’u kujtojmë politikanëve italianë rëndësinë e Software-it të Lirë dhe përmbushjen e neneve 68 dhe 69 të Kodit të Administratës Dixhitale çka është detyrim i administratës publike." shprehet Natale Vinto, bashkërenduesi i FSFE-së për Italinë. "Nga ana tjetër, dëshirojmë t’u japim votuesve italianë një shans që të njohin kollaj në këto votime pozicionet e partive pjesëmarrëse mbi Software-in e Lirë."

Sqarim: Neni 68 dhe ai 69 i "Kodit të Administratës Dixhitale" i kërkon administratës publike në Itali të parapëlqejnë zgjidhje të ndërtuara brenda vendit dhe zgjidhje Software të Lirë, përpara atyre pronësore. Veç kësaj, e kanë detyrim të ndajnë me të tjerët kodin burim dhe dokumentimin e software-it të zhvilluar prej tyre me para publike. Mjerisht, për këto detyrime, shpesh mungon sendërtimi në praktikë.

Këto janë pyetjet që u janë dërguar partive pjesëmarrëse:

  1. Cili është pozicioni juaj lidhur me përdorimin e Software-it të Lirë dhe Burim të Hapur brenda administratës publike?
  2. Jeni pro bërjes së detyrueshme të përdorimit të standardeve të hapura për administratën publike?
  3. Jeni pro fillimit të shtrirjes dhe zhvillimit të Software-it të Lirë dhe me Burim të Hapur në planet mësimore të shkollave dhe universiteteve?
  4. Cili është pozicioni juaj lidhur me Kodin e Administrimit Dixhital (në veçanti, neni 68 dhe 69: "Ripërdorim i zgjidhjeve dhe standardeve të hapura") dhe në rast se pajtoheni, do të ndryshonit ndonjë gjë në të?
  5. Cili është pozicioni juaj ose ai i partisë tuaj mbi asnjanësinë në rrjet?