Buletin

Buletini i FSFE-së - qershor 2017

më  

Platforma e re Europiane e Ndërveprueshmërisë i nxit administratat publike të përdorin Software-in e Lirë dhe të kontribuojnë në të

Pas një raundi konsultimesh publike vitin e shkuar, Platforma e 're' Europiane e Ndërveprueshmërisë (PEN) u botua më në fund në mars të 2017-s. Në një vijë me përgjigjet tona në konsultimin publik, dhe me përgjigjet e përgjithshme nga qytetarë dhe biznese që kërkonin më tepër Software të Lirë brenda e-shërbimeve publike, PEN-a e rishikuar përfshin një rekomandim për administrata publike në Europë të garantojnë për Software-in e Lirë të drejta të barabarta kandidimi dhe të demonstrojnë interesim aktiv dhe të paanshëm mbi përdorimin e Software-it të Lirë, kur ofrohen e-shërbime.

Veç kësaj, PEN-a e re i nxit administratat publike jo vetëm të përdorin Software-in e Lirë, por "kurdo qoftë e mundshme të kontribuojnë te bashkësitë përkatëse të zhvillimit". Ky është një përmirësim domethënës në krahasim me PEN v.2 të mëparshëm, dhe me pranim shprehimisht të Software-it të Lirë si thelbësor në garantimin e një ndërveprueshmërie më të mirë. Ajo çka lë për të dëshiruar është që, në ngjashmëri me frymën e "ICT Përparësi Standardizimi për Tregun e Përbashkët Dixhital", PEN-a e re, për fat të keq nuk merret mjaftueshëm me pengesat që të ashtuquajturat kushte "të paanshme, të arsyeshme, jo diskriminuese" (FRAND) licencimi krijojnë për Software-in e Lirë. Duke e bazuar në FRAND politikën e vet të licencimit sipas Standardesh të Hapura, PEN-a për fa të keq nuk u lejon projekteve Software të Lirë të marrin pjesë me ofrim shërbimesh të tyret në administrata publike.

Për më tepër kuadër rreth kësaj teme lexoni artikullin tonë "Pse FRAND është i dëmshëm për Software-in e Lirë?"


Na ndihmoni të fuqizohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2017-s https://fsfe.org/join/nl2017-06


Ç’kemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së

Ndihmonani të përmirësojmë buletinin tonë

Nëse shihni lajme që mendoni se duhen përfshirë këtu, na i dërgoni. Nëse doni të ndani me ne mendime, na i dërgoni. Si gjithmonë, adresa është newsletter@fsfe.org. Presim lajme nga ju!

Falënderime për krejt vullnetarët, përkrahësit dhe dhuruesit që bëjnë të mundur punën tonë.

Redaktorët tuaj,
Erik Albers dhe Polina Malaja