About

Organizma Anëtarë Shok të FSFE-së

Organizmat anëtarë shok janë të pavarur nga Free Software Foundation Europe dhe tërësisht vetëvendosës. Në të gjitha anët (të tilla si anëtarësia, statutet, financat e me radhë) vetëfunksionojnë dhe vetëadministrohen plotësisht.

Të qenët anëtar shok do të thotë të jesh formalisht aleat dhe të kesh hyrje aty për aty te FSFE-ja. Kështu që anëtarët shok zakonisht përfshihen në komunikimin e brendshëm apo në procese marrjesh në shqyrtim. Gjithashtu do të punojmë tok për fushata dhe veprimtari të tilla si ekspozita.

Nëse jeni të interesuar rreth statusit të anëtarit shok, ju lutemi, mund të lexoni se ç’do të thotë të jesh anëtar shok i FSFE-së dhe se si të bëheni një i tillë.

$Date: 2014-10-05 09:42:28 +0200 (Sun, 05 Oct 2014) $ $Author: guest-Besnik_b $