E ♥ Software-in e Lirë

Tradicionalisht Dita e Shën Valentinit është dita e shpalosjes dhe kremtimit të dashurisë. Ndaj pse të mos e përdorim këtë shans për të shpalosur dashurinë tonë për Software-in e Lirë këtë vit?

Dita #ilovefs 2012

Si çdo vit, Dita e Shën Valentinit do të kremtohet më 14 Shkurt, që bie e Martë këtë vit. Ashtu si edhe vitin e shkuar, FSFE-ja ka planifikuar një fushatë online për kremtimin e kësaj dite si një Ditë "E dua Software-in e Lirë". Veç kësaj, këtë vit do të ketë një veprimtari "E Dua Software-in e Lirë" në Unperfekthaus në Esen.

Fushata: Përhapni dashurinë tuaj për Software-in e Lirë

Fushata jonë online synon rritjen e ndërgjegjësimit rreth Software-it të Lirë dhe njerëzve të pasionuar dhe të palodhur pas tij. Tregojuni atyre se e vlerësoni punën e tyre – kjo mund të bëjë shumë punë! Të tjerët e kanë bërë këtë tashmë, ndaj, që të frymëzoheni, mund të lexoni pse ata e dashurojnë Software-in e Lirë.

Sigurisht që ka plot rrugë për të deklaruar dikush dashurinë e tij... Ja vetëm pak ide se si ta bëni publike dashurinë tuaj për Software-in e Lirë.

Shpaloseni dashurinë tuaj - Individualisht

Lajme të ngjashme

$Date: 2012-01-16 20:04:18 +0100 (Mon, 16 Jan 2012) $ $Author: eal $