Jepni Ndihmesë

Përhapni fjalën!

Material Promocional i FSFE-së

Material promocional i gatshëm

Do të merrni pjesë në një takim mbi Software-in e Lirë apo madje po organizoni vetë një të tillë? Ndoshta dëshironi të promovoni Software-in e Lirë dhe punën e FSFE-së mes shokëve dhe kolegëve tuaj? Ka një mori arsyesh pse dhe kur mund të doni të merrni material promocional rreth Software-it të Lirë dhe FSFE-së. Cilado qoftë, do të jemi të gëzuar t’u dërgojmë falas materiale tonat të shtypura. Në këtë faqe keni një përmbledhje të materialeve tona, me hollësi mbi çdo produkt, nën të. Kemi një faqe veçmas, nëse po kërkoni për material grafik për përdorim apo shtypje prej vetë jush.

Si të porositet

Që të porositni material promocional, ju lutemi, përdorni formularin vijues të porosive. Mund të porositni ose paketën tonë parazgjedhje, ose mund të na tregoni shprehimisht ç’lloj materiali promocioni ju duhet ose parapëlqeni. Mos ngurroni të vendosni ju vetëm. Sido qoftë, ju lutemi, mbani parasysh se, për arsye postimi, përgjithësisht dërgojmë pako deri në 1 kg. Nëse ju duhen më tepër, ju lutemi, kërkojini paraprakisht.

Ju lutemi, dërgoni material promocional te:

Emër, Mbiemër:
Email:
Kompani/Organizëm (në pastë):
Rruga, No.:
Zip, Qyteti:
Vendi:
Do të doja paketën promocionale që merret me:
Do të doja ta përdorja materialin për (përshkrim i shkurtër):
Çfarëdo komenti:
Përkrahni punën tonë me një dhurim 10€ ose më tepër:

Material promocional gati

Rreth FSFE-së dhe Anëtarësimit Shok

Software i Lirë dhe liria e përdoruesve

Çlironi Android-in Tuaj

E dua Software-in e Lirë

Nuk ka re

Dita e Lirisë së Dokumenteve

Arkiv Materialesh Promocionale

Ka raste kur pjesë të ndarjes për materialet promocionale vjetrohen. Kjo mund të vijë, për shembull, kur një fushatë e caktuar mbaron. Sidoqoftë, prapë mund të gjeni dhe shkarkoni material të dikurshëm, te arkivi ynë i materialeve promocionale.

Promocion dhe fushata të ardhshmes

Hidhini një sy herë pas here kësaj faqeje, për material të ri promocional - do të vazhdojmë t’i përditësojmë ato. Nëse do të donit të ndihmonit në krijim dizajnesh të rinj apo në përmirësimin e atyre të derisotshëm, bëhuni pjesë e ekipit përkatës. Ose, nëse doni të shtoni përkthime faqesh apo materialesh, bëhuni pjesë e ekipit të përkthyesve.