Skip menu

Puna Jonë

Yje

Si një organizëm jofitimprurës, joqeveritar, Free Software Foundation Europe punon që të krijojë një ide të përgjithshme dhe të ketë përkrahje për Software-in e Lirë dhe Standardet e Hapura Open Standards nga ana e politikës, biznesit, ligjit dhe shoqërisë në përgjithësi. Ju lutemi, lexoni më tej që të njiheni me punën dhe ecurinë tonëfushata.

  • Ligjore

    Në ekipin tonë ligjor, grumbullojmë dhe ndajmë me të tjerët njohuri rreth aspekteve ligjore dhe të licencimit të Software-eve të Lirë, mbrojmë interesat e projekteve të Software-it të Lirë, lidhim me njëri-tjetrin ekspertë nga e gjithë bota dhe ndihmojmë grupe të tjerë të arrijnë synime të ngjashme. Ofrojmë asistencë, trajnim dhe dokumentim, në partneritet me gpl-violations.org dhe anëtarë të Rrjetit Ligjor Europian (European Legal Network).

  • Ndërgjegjësimi i Publikut

    Informimi i publikut rreth Software-it të Lirë është pjesë e misionit bazë të FSFE-së. Ajo ka mjaft ekspertë për tema të ndryshme të Software-it të lirë, dhe mund t'i kontaktoni lidhur me mbajtje bisedash autoritative, organizim praktikash, ose pjesëmarrje në diskutime.

  • Standarde të Hapura

    Standardet e Hapura u lejojnë njerëzve të ndajnë mes tyre lirisht dhe me besnikëri të përsosur çfarëdo lloj të dhënash. Ato parandalojnë kyçjet dhe të tjera pengesa artificiale ndaj ndërveprueshmërisë, dhe nxisin mundësi zgjedhjeje me shitësish dhe zgjidhjesh teknologjike. Puna me Standardet e Hapura nga ana e FSFE-së ka si synim bërjen të mundur që njerëzit ta kenë të lehtë të migrojnë drejt Software-eve të Lirë ose ndërmjet zgjidhjesh me bazë Software-e të Lirë.

  • Patenta software-esh në Europë

    Patentat e software-eve janë një kërcënim për shoqërinë dhe ekonominë. Ato kufizojnë novacionin, dëmtojnë bizneset dhe vënë në rrezik të madh krijimtarinë në bashkëpunim. FSFE-ja lufton që ta mbajë Europën pa patenta software-esh, dhe punon në nivel OKB-je që të hiqen patentat mbi softwaree-e anembanë botës.

Free Software Foundation Europe ka punuar për mjaft çështje dhe fushata të tjera. Për hollësi rreth atyre që kemi arritur, shihni ndarjen Projekte të Mbaruara Dhe të Pavazhduara.

To top