Dita "E dua Software-in e Lirë" për 2016-n

Në shoqërinë e Software-it të Lirë ne shkëmbejmë jo pak kritika. Shkruajmë për të meta, u tregojmë të tjerëve se si mund të përmirësojnë software-in, u kërkojmë atyre veçori të reja, dhe përgjithësisht nuk druhemi të kritikojmë të tjerët. Dhe këtu s’ka asgjë të keqe. Kjo na ndihmon të përmirësohemi vazhdimisht. Por ndonjëherë harrojmë t’u shfaqim njerëzve që qëndrojnë pas software-it të lirë mirënjohjen tonë. S’duhet ta nënvleftësojmë fuqinë e një "faleminderit" të thjeshtë në motivimin e ndihmëtarëve të Software-it të Lirë gjatë punës së tyre me rëndësi për shoqërinë. 14 Shkurti (që këtë vit bie e diel) është dita ideale për ta bërë këtë.

Shpalosni dashurinë tuaj për Software-in e Lirë

Mjaft njerëz janë të dashuruar me Software-in e Lirë, për arsye të ndryshme (galeri e plotë)

Software-i i Lirë është motori i një numri shumë të madh pajisjesh në jetën tonë të përditshme. Ai bën të mundur lirinë tonë, sigurinë tonë, të drejtat qytetare dhe privatësinë. Ai i lejon kujtdo të marrë pjesë në një shoqëri të drejtë. Por si edhe për atë për dikë tjetër, gjithkush ka arsye të ndryshme për ta dashur Software-in e Lirë. Le t’ia tregojmë botës këtë larmi!

Si dita tradicionale që dikush të shpalosë vlerësimin e tij për dikë, Dita e Shën Valentinit është mundësia e përsosur për t’u thënë faleminderit pjesëmarrësve në projekte të ndryshme Software-i të Lirë që doni: programuesve, përkthyesve, grafistëve, testuesve, ose dokumentuesve, të projekteve të mëdha ose të vockla. Të tërë ata punojnë brenda ekosistemit të Software-it të Lirë, frytet e të cilit mund t’i gëzojmë përditë.

Bëhuni pjesë e #ilovefs

S’ka rëndësi se cilët jeni dhe ku gjendeni apo me se merreni – në ditën "E dua Software-in e Lirë" mund të marrë pjesë kushdo, në mjaft rrugë të ndryshme:

  • Dërgoni ndonjë video apo foto të vetes apo të shokëve tuaj, një figurë meme, ose diçka krejtësisht të ndryshme – thelbi këtu është të qenët krijues! Dhe me çdo video dhe figurë, merrni vetvetiu pjesë në garën tonë #ilovefs. Thjesht etiketojeni punën tuaj me #ilovefs në ose GnuSocial, ose na i dërgoni përmes email-i, që të fitoni një kupon për te shitorja e FSFE-së1. Për ndoca frymëzim, shihni foto nga vitet e kaluara.
  • kartolina jonë me tekstin: I love Free Software - but I love you more

    #ilovefs postcard

  • Falënderojini në një rrugë individuale ata që parapëlqeni për punën e tyre. Për shembull, duke u dërguar një nga kartolinat tona.
  • Shpaloseni mirënjohjen tuaj publikisht, duke përdorur rrjetet shoqërore ose blogun tuaj që t’i tregoni botës se sa shumë njerëz e duan Software-in e Lirë – duke motivuar kështu të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Thjesht përdorni etiketën hash #ilovefs te GnuSocial, Twitter, ose platforma të tjera.
  • S’gjetët ç’po kërkonit? S’ka problem, bëni diçka tjetër! Bëni çokollata të vockla, skiconi material të ri promocional... Shihni se si ta bëni #ilovefs edhe më të veçantë me ndihmesën tuaj.

Nëse gjithkush ndihmon me diçka të vogël, mund të shijojmë një ditë të bukur "E dua Software-in e Lirë" së bashku. Le të shkëmbejmë video dhe foto, dërgojmë kartolina, cicërima dhe postime blogjesh, dhe ta shpalosim individualisht dashurinë tonë. Gëzuar ditën "E dua Software-in e Lirë" për këdo!

Lajme të afërta

Raporti mbi Ditën #ilovefs 2016

22 February 2016:

E diela e 14 Shkurtit 2016 qe dita për të shpalosur dashurinë ndaj njerëzve që kemi për zemër. Në këtë ditë, si një traditë e përvitshme, bashkësia e Software-it të Lirë kremton ditën "E dua Software-in e Lirë" për të falënderuar zhvilluesit që gjenden pas Software-it të Lirë. Këtë vit, për herë të gjashtë radhazi, FSFE-ja i kërkoi gjithkujt të shprehë vlerësimin dhe mirënjohjen e vet kontribuesve në Software-in e Lirë që parapëlqejnë.

Dita E dua Software-in e Lirë 2016

08 February 2016:

Erdhi koha për të thënë "faleminderit" më 14 Shkurt, Dita "E dua Software-in e Lirë" për 2016-n. Free Software Foundation Europe i fton të gjithë përdoruesit e Software-it të Lirë ta përdorin ditën tradicionale të dashurisë për të sjellë në mendje njerëzit e palodhur që japin ndihmesë në Software-in e Lirë, prej të cilit varemi krejt ne. Si çdo vit, ka plot rrugë pjesëmarrjeje në këtë fushatë internet, që filloi të kremtohej këtu e pesë vjet më parë.

#ilovefs Report 2015

03 March 2015:

On Saturday, 14 February 2015, people all over the world showed Free Software contributors their appreciation. It was the fifth year the Free Software Foundation Europe (FSFE) asked people to participate in the “I Love Free Software” day. This report shows a variety of love declarations that happened this day, including blog posts, pictures, comics, poems, and an #ilovefs Android library. The FSFE thanks everybody who motivated Free Software contributors this year, and ask everybody to mark 14 February in their calendars for next year's “I love Free Software” day.

Shpalosni dashurinë tuaj për Software-in e Lirë

09 February 2015:

Çdo 14 Shkurt, Free Software Foundation Europe-a i fton tërë përdoruesit e Software-it të Lirë që në Ditën "E dua Software-in e Lirë" të sjellin në mend njerëzit e palodhur të bashkësisë së Software-it të Lirë dhe t’u shfaqin atyre individualisht vlerësimin.

#ilovefs Report 2014

21 February 2014:

On February 14th, people all around the world expressed their gratitude and appreciation not only to their partner but also to Free Software and its contributors. With our yearly #ilovefs we asked you to thank your favourite developers and projects and were overwhelmed by the resonance in blogs, social networks, and mailing lists.

Shënime për garën: Ruajmë të drejtën të zgjedhim disa fitues. Fituesi(t) përfitojnë një kupon 25€ për në Shitoren e FSFE-së. Në garën për video dhe figura mund të marrë pjesë gjithkush. Gara fillon më 8 Janar 2016 dhe përfundon në fund të 14 Shkurtit 2016. Fituesi(t) do të përzgjidhet nga një juri e brendshme e FSFE-së. Me fituesin(t) do të lidhemi duke përdorur të njëjtën rrugë me të cilën na dërguan videon ose figurën. Punët e fituesve do të botohen në Internet nga FSFE-ja, por nuk do të ndajmë kurrë me dikë emrin tuaj të plotë, apo hollësi të tjera private, nëse kështu doni ju.