Kuvendi i FSFE-së 2016

2-4 Shtator

BCC Berlin

Gjermani

Përfytyroni një Bashkim Europian që e ngre infrastrukturën e vet mbi Software të Lirë. Përfytyroni shtetet europiane anëtare që shkëmbejnë të dhëna nën Standarde të Hapët dhe shkëmbejnë me njëri-tjetrin software. Përfytyroni bashki dhe këshilla bashkiakë që përfitojnë nga software i decentralizuar dhe që lejon bashkëpunim, i përdorshëm nën licenca të lira. Përfytyroni sikur asnjë europian të mos jetë më i detyruar të përdorë software jo të lirë.

Nga 2 deri më 4 Shtator, FSFE-ja organizoi kuvendin e vet të parë, për të bërë tok bashkësinë tonë mbarë-eruopiane dhe anëtarët shok, gjatë një fundjave të tërë, dhe për të diskutuar probleme bashkëkohore dhe të rëndësishme lidhur me lirinë e software-it. Një konferencë me shije takimi, me potencialin për të ngritur ura dhe për t’u bërë bashkë.

Kuvendi me dy fjalë

Kuvendi i FSFE-së përfaqëson veprimtarinë kryesore të 2016-s për të bërë tok anëtarë dhe përkrahës të FSFE-së nga mbarë Europa. Një konferencë për bashkësinë tonë, për të paraqitur dhe shkëmbyer idetë dhe interesat e tyre. Sesionet dhe bisedat qenë joteknike dhe kryesisht mbi politikën dhe shoqërinë. Në veçanti, sesionet e secilës ditë të kuvendit i përqendruam mbi një temë të rëndësishme:

Summit Outside
Berlin Congress Center
Një veçori tepër unike e kuvendit të FSFE-së qe të qenët një nënkonferencë brenda një konference tjetër, QtCon. QtCon-i, nga ana e vet, qe një grup pesë nënkonferencash dhe në këtë mënyrë mblodhi në një vend bashkësitë e Qt-së, KDAB-it, KDE-së, VLC-së dhe FSFE-së. Që do të thotë se ata që erdhën për kuvendin e FSFE-së, patën rastin të përdorin të njëjtin vend për të ndjekur edhe biseda teknike, fjala vjen mbi Qt-në ose KDE-në. Dhe anasjelltas, për shembull, zhvilluesit e Qt-së patën rastin të dëgjonin një bisedë politike të organizuar nga FSFE-ja. Mundësia për sjellë kështu në një vend lëvizjet tona, me krejt aftësitë e tyre, përvojën dhe shkallë të ndryshme veprimtarie, rezultoi mjaft tërheqëse. Dhe sipas përshtypjeve të mira që mblodhëm, efekti i afrimit të bashkësive tona s’duhet nënvlerësuar.

Pjesëmarrës në QtCon

Pjesë kyçe për bashkësinë e FSFE-së qenë pistat e bashkësisë, që janë zhvilluar për bashkësinë dhe nga bashkësia. Mjaft ekipe FSFE e shfrytëzuan mundësinë të prezantojnë veten dhe të zgjerojnë ekipin ose grupet e punës brenda FSFE-së.

Për të nxjerrë në pah përpjekjet dhe sukseset e lëvizjes europiane për Software të Lirë, organizuam një Show Europe, si pjesë e kuvendit të FSFE-së. Show Europe qe një sesion për organizma (kombëtarë) të tjerë politikë të afërm të Software-it të Lirë për të prezantuar veten dhe punën e tyre. Një ide për ta ndihmuar lëvizjen europiane të Software-it të Lirë që të shohë se flasim përmes shumë zërash dhe gjuhësh, por me të njëjtin mesazh.

Disa foto

booth1
Fillimi i QtCon-it
FSFE Birthday
Gëzuar Ditëlindjen FSFE!
përvjetor
booth2
Stenda miqësore e FSFE-së
Summit talk 2
Daniel Pockock rreth
komunikimesh të Lirë përmes
Software-i të Lirë
Summit Talk3
Katharina Nocun mbi
Kodin Publik
Matthias talk
Matthias Kirschner mbi
keqkuptime të rëndomta
të Software-it të Lirë
People
Qejf për biseda në
kuvend
Pizza break
Pizza party gjatë
kremtimit tonë të 15 vjetëve të FSFE-së
Conference
Gjeni bashkësinë VLC
Conference2
Julia Reda duke mbajtur
fjalën e saj
Plussy Router
Rrugëzues Plussy
Summit Talk
Mbi 40 biseda gjatë
tre ditësh

Speciale: 15 vjet FSFE-së

Më 2016-n, FSFE-ja mbushi 15 vjeç dhe e shfrytëzuam kuvendin për të organizuar një mbrëmje zyrtare festimi të ditëlindjes në cbase, hackerspace-i më i vjetër në Berlin. Ftesa qe për pica, pije, biseda dhe muzikë, për t’u lidhur me njëri-tjetrin, për të kujtuar të shkuarën dhe për të parë drejt së ardhmes.

Matthias Kirschner, presidenti i FSFE-së, dhe Erik Albers, organizuesi i bashkësisë së FSFE-së, e përdorën mundësinë për të zhvilluar një sesion mbi "heronjtë vendorë të FSFE-së", me të cilin dhanë çmime për disa nga heronjtë vendorë të FSFE-së që ishin të pranishëm në kuvend - si përfaqësues të gjithë atyre vullnetarëve të panumërt që nuk erdhën dot.

shiheni videon në Vimeo

Programi, folës, diapozitiva dhe video

E premte, 2 Shtator: Le të flasim për punë biznesi

Polina Talk Talk4 Talk5

E shtunë, 3 Shtator: Bashkësia dhe Politika

talk6 Talk7 Talk8

E shtunë, 4 Shtator: Tej Kodit

Së fundi, por jo për nga rëndësia, folësja jonë kryesore Julia Reda, eurodeputete për Pirate Party, rreth "Software-i pronësor kërcënon Demokracinë"

Përshtypjet dhe mësimet e nxjerra

Përshtypja e përgjithshme nga pjesëmarrësit në kuvendin e parë fare të FSFE-së qe tej mase pozitive. Njerëzve u pëlqeu ideja e pasjes së shumë bashkësive dhe nënkonferencave në një vend. Pati ankesa se procesi i regjistrimit sikur qe jointuitiv dhe joinformues, por ne morëm vlerësime të mira lidhur me organizimin konkretisht dhe gjithçka rrodhi si duhej. Dhe së fundi, trajtimi i temës së ngritjes së bizneseve me Software të Lirë u mirëprit nga shumë prej pjesëmarrësve.

Sigurisht, nxorëm edhe mësime. Problematike qe një bisedë që reklamoi pjesërisht software jo të lirë. Rrini të qetë, kjo nuk është normale për një kuvend të FSFE-së, por folësi nuk e kish përmendur këtë hollësi në aplikimin e tij. Dëgjuam gjithashtu nja dy herë se pjesëmarrësit do të donin të kishte një simbol, një stemë, një ngjitëse a diçka tjetër që të dallojnë njëri-tjetrin. Që kështu njerëzit të mund të dallojnë se kush gjendet këtu për bashkësinë e FSFE-së dhe kush për atë të KDE-së, ta zëmë. Së fundi, numri i pistave dhe bisedave duket se qe në caqet e mundshme që pjesëmarrësit të mos përmbyteshin me shumë informacion. Të jini të sigurt, do t’i kemi parasysh përshtypjet tuaja gjatë përgatitjeve të një kuvendi të ardhshëm të mundshëm.

Shtypi dhe media

Blogje

Ja disa nga blogjet që kanë folur rreth kuvendit:

Kuvendi i FSFE-së në shtyp

Disa artikuj shtypi rreth kuvendit të FSFE-së:

Media tjetër

Intervistë në raadio me drejtorin ekzekutiv të FSFE-së, Jonas Öberg (nga minuta 40:00).

Faqe të afërta: