Dhuroni

Free Software Foundation Europe është organizëm jofitimprurë dhe joqeveritar. Puna jonë bëhet e mundur nga një bashkësi vullnetarësh, Anëtarësh Shok dhe dhuruesish. Dhurimet tuaja janë kritike për fuqinë dhe autonominë tonë. Ato na bëjnë të aftë të vazhdojmë punën me Software-in e Lirë, kurdo që të jetë e nevojshme, dhe që të jemi një zë i pavarur.

Mënyra dhurimi

Pagesa në linjë

Transfertë bankare

Free Software Foundation Europe e.V.
IBAN: DE69 3602 0030 0003 0047 32
National-Bank Essen, Steinstraße 13, 40212 Dusseldorf, Germany
SWIFT/BIC: NBAG DE3E

Mundësi të tjera

Nëse asnjë nga mundësitë e mësipërme nuk ju vijnë ndoresh, ju lutemi, lidhuni me ne dhe do t’i diskutojmë mundësitë me ju.

Si individ, mund të shihni gjithashtu edhe pjesëmarrjen në programin Fellowship of FSFE, si rrugë alternative ose shtesë për një dhurim.

Ç’ndodh më tej

Nëse dhuroni më shumë se 480 Euro në vit, do të donim ta shtonim emrin tuaj te lista jonë e dhuruesve. Për dhurimet online mund t’i vini shenjë kutizës "Dua të shfaqem i paemër", që të tregoni nëse e keni apo jo problem paraqitjen në këtë listë. Nëse dhurimin e dërgoni me transfertë bankare, ju lutemi, lidhuni me ne për këtë.

Veç kësaj, që të shpalosni përkrahjen tuaj për ne, mund të vendosni butonat tanë të sponsorizimit te faqja juaj web.

Zbritje nga taksat

Në disa vende, dhurimet mund të zbriten nga të ardhurat e taksueshme. Deri më sot kjo është mundur në Gjermani, Hollandë, dhe Zvicër.

Transparencë