Praktika
FSFE-ja është organizëm bamirës jofitimprurës, përkushtuar promovimit të Software-it të Lirë. Po punojmë që lirinë ta bëjmë pjesë të shoqërisë dixhitale. Punojmë brenda mjedisit plot gjallëri të vullnetarëve të shumtë nga shumë vende dhe disa nëpunësve me punësim të plotë.
Puna në Free Software Foundation Europe ju lejon të njihni nga afër një numër marramendës temash dhe punësh. Kjo larmi sjell plot përvojë dhe aftësi teknike, organizative, sociale dhe politike, që janë gjë e bukur t'i ketë cilido simpatizant i Software-it të Lirë. Nicolas Jean, Praktikant 2010-2011, Webmaster
Jam shumë i lumtur që do të mund të jem pjesë e FSFE-së për gati një vit. Pasi mbarova shkollën juridike, priresha t'i shihja çështjet ligjore shumë ngushtë. Stazhi im pranë FSFE-së e ndryshoi këtë dhe më ndihmoi të krijoj një pamje më të gjerë dhe më të ndërlikuar. Martin Husovec, Praktikant 2011-2012
FSFE-ja do të donte që ekipit tonë t'i bashkohen praktikantë të mençur dhe të motivuar. Ofrojmë
- Një periudhë vërtet ngazëllyese dhe plot sfida pranë një OJQ-je dinamike ndërkombëtare
- Një pamje nga afër të procesece organizative dhe atyre të bashkësisë
- Një shans për ndërmarrjen e një nisme dhe vënies në jetë të ideve tuaja
- Mundësinë për t'u njohur dhe punuar me mbrëjtës të Software-it të Lirë gjithandej në Europë
Ç'do të bëni:
- Kontribut te projektet e tanishme të FSFE-së.
- Punë në fushatat dhe marrëdhëniet me publikun.
- Komunikim me kontakte nga bashkësia FSFE, OJQ-ra, industria, dhe administrata publike.
- Bashkërendim vullnetarësh dhe anëtarë ekipesh FSFE gjatë punës në projekte të ndryshëm.
- Punë të përgjithshme zyre.
- Zbulim të fuqive tuaja, dhe marrje me diçka që e keni për zemër.
FSFE është një mjedis pune që ju nxit të punoni. Pak organizma janë të tillë ku mund të mësoni prej kaq shumë perspektivash në një kontekst të tillë ndërkombëtar dhe ndërdisiplinor. Nëse lexoni blogun tim, mund të shihni përmbledhtas disa prej gjërave me të cilat jam marrë. Hugo Roy, Praktikant 2009-2010, përfaqësue Anëtarësimesh Shok 2011
Hollësi bazë rreth praktikës:
- Kohëzgjatja: 4-12 muaj, me kohë të plotë.
- Datë fillimi: kurdo.
- Vendndodhja: Berlin, Gjermani.
- Shpërblimi: 400 EURO /muaj.
Kërkojmë për:
Praktikantët FSFE janë grup mjaft i larmishëm. Nëse jeni i interesuar për të punuar në pararojë të aktivizmit dhe politikave mbi teknologjinë, atëherë keni ardhur në vendin e duhur. Jeni ngazëllyer fort për një shoqëri të informacionit të lirë, dhe keni bërë tashmë diçka për t'ju treguar të tjerëve pse është e rëndësishme liria? Atëherë kjo është praktika që ju duhet. Background-i dhe kualifikimet tuaja akademike kanë më pak rëndësi se sa përvoja juaj, dëshira juaj për të nxënë, dhe aftësia jua për të mbaruar një punë. Prej jush pritet:
- Njohje e shëndoshë gjërave bazë të Software-it të Lirë dhe interes i konsiderueshëm për të (të domosdoshme)
- Anglishtja e rrjedhshme (e shkruar dhe e folur) është domosdoshmëri; njohuri funksionale të Gjermanishtes dhe/ose gjuhësh të tjera janë një plus.
- Familjarizim fillestar me funksionimin e sistemeve GNU/Linux (e dëshirueshme)
- Aftësi për të qenë krijues, i përgjegjshëm, dhe për të punuar në disa drejtime njëherësh.
- Aftësi për t'u integruar në një ekip të rinjsh, të motivuar dhe profesional
- Aftësitë në programim nuk janë domosdoshmëri. Programimi është një ndër pak gjërat që ka gjasa të mos bëni gjatë praktikës suaj.
Pa eksperiencë në hacking, por me një background të fortë politik, puna pranë FSFE-së që një përvojë e mahnitshme për mua dhe ashtu do të jetë për këdo që e intereson software-i dhe liria e përdoruesve. Bashkëpunimi ndërkombëtar, shkrimi i artikujve politikë, lidhja me palët me peshë dhe përkujdesja për veprimtaritë e bashkësisë janë vetëm disa shembuj nga detyrat interesante prej të cilave mund të mësosh dhe që janë jo pak zbavitëse në gjirin e ekipit miqësor të FSFE-së. Erik Albers, Praktikant 2012
Si të aplikohet:
Ju intereson? Ju lutemi, na dërgoni një email te office@fsfeurope.org me një letër ku paraqesni motivimin tuaj, një CV dhe referenca (në Anglisht). Ju lutemi, mos na dërgoni dokumente në format Microsoft Word. Nuk kemi për t'i lexuar. Më e mira është që në vend të tyre të përdorni PDF.
Për ata që nuk janë qytetarë të BE-së: Që të filloni një praktikë, keni nevojë për një vizë të vlefshme hyrjeje në Gjermani. Do t'ju duhet gjithashtu një leje qëndrimi dhe një leje punësimi. Që të dyja duhet të jenë të vlefshme për krejt kohëzgjatjen e praktikës suaj. Edhe sigurimet tuaja shëndetësore janë përgjegjësi e juaja.
Presim aplikimin tuaj!
