Skip menu

Shtypi

Yje

FSFE-ja beson se cilët mund të marrin pjesë në shoqërinë dixhitale varet nga mundësitë për përdorim software-esh. Liritë për përdorim, studim, ndarje me të tjerët, dhe përmirësim të software-eve janë të domosdoshme për një pjesëmarrje të barabartë në epokën e informacionit.

Free Software Foundation Europe (FSFE) është organizëm jofitimprurës, joqeveritar, aktiv në mjaft vende europiane dhe i përfshirë në mjaft veprimtari mbarëbotërore. Pasja e mundësive për përdorim software-esh përcakton pjesëmarrjen në një shoqëri dixhitale: Për të siguruar pjesëmarrje të barabartë në epokën e informacionit, si dhe liri konkurrence, Free Software Foundation Europe merret dhe i është përkushtuar shpënies përpara të Software-it të Lirë; përkufizuar sipas lirive për ta përdorur, studiuar, ndryshuar dhe kopjuar. Themeluar më 2001-shin, formimi i ndërgjegjësimit për këto tema, sigurimi i Software-it të Lirë nga këndvështrimi politik dhe ligjor, dhe dhe dhënia e Lirisë njerëzve, përmes përkrahjes së zhvillimit të Software-it të Lirë, janë çështje qendrore të FSFE-së.

Merrni Njoftimet tona për Shtypin

Duke u pajtuar te prurjet tona të lajmeve ose te listat tona të postimeve mund të siguroni përditësimin me lajmet më të reja nga bota e Software-it të Lirë.

Për përditësime të atypëratyshme dhe lajme të menjëhershme mundeni edhe të na ndiqni në Identi.ca ose në Twitter.

Kërkesa

Ju lutemi, kërkesat drejtojini te press@fsfeurope.org, ose me postë te:

Free Software Foundation Europe e.V.
Linienstr. 141
10115 Berlin
Germany

Telefon: +49-30-27595290

Për pyetje dhe kërkesa të përgjithsme, ju lutemi, shihni të dhëna tonat për kontakt.

Burime

To top