Skip menu

Kontribuoni

Yje

Vepra jonë është bërë e mundur nga një bashkësi njerëzish që përkrahin përkushtimin tonë ndaj Software-it të Lirë. Nëse do të donit të na ndihmonit të arrijmë synimet tona, ka mjaft rrugë për të kontribuar — pavarësisht nga aftësitë tuaja apo kufizimet kohore.

Orientim

  • Përkrahni FSFE-në

    Rregjistrohuni që të shpalosni faktin se e keni për zemër Software-in e Lirë dhe që të përkrahni veprimtaritë e FSFE-së

  • Bëhuni Anëtar Shok

    Anëtarësimi shok siguron pavarësinë tonë financiare, rrit peshën tonë politike dhe shërben si mbështetje për veprimtaritë tona vendore.

  • Merrni pjesë në një

    Ju ftojmë të merrni pjesë në një mbledhje vendore pranë jush, si kur jeni, ashtu edhe kur nuk jeni Anëtar Shok.

  • Kontribuoni te site-i web

    Si një webmaster keni rol vendimtar në efektshmërinë e komunikimit tonë me botën.

  • Përhapni lajmin

    Përdorni tekst dhe grafikë që të promovuoni Software-in e Lirë dhe tregojuni të tjerëve se e keni për zemër.

  • Bëhuni një dizajner

    FSFE-ja dhe bashkësia e Software-it të Lirë kanë shpesh nevojë për dizajner për materiale shtypi ose elektronike.

  • Bëhuni pjesë e listave tona të përkthimit

    Listat tona të përkthimit ua bëjnë të lehtë pjesëmarrjen në diskutime rreth edukimit, dizajnit, veprimtari në vende të veçanta dhe shumë të tjera.

  • Bëhuni një përkthyes

    Site-i ynë web është i passhëm në mbi 30 gjuhë. Përdorshmëria mbetet një nga përparësitona themelore - na ndihmoni të mbërrijmë në sa më tepër njerëz që të jetë e mundur, përmes përkthimit të mesazheve tona në një gjuhë që dini.

  • Dhuroni për ne

    Dhurimet tuaja janë kritike për fuqitë dhe autonominë tonë — na lejojnë të vazhdojmë betejat për Software-in e Lirë kurdo që është e nevojshme.

  • Bëhuni redaktor

    Bërja e ditur e rëndësisë së Software-it të Lirë lyp shkrime me cilësinë më të lartë. Ekipi ynë redaktorial kontrollon dhe përmirëson çdo gjë që boton FSFE-ja.

  • Takohuni me ekipet e vendit tuaj

    Shihni se si luftojnë njerëz nga vendi juaj për Software-in e Lirë dhe përfshihuni në fushata pranë jush.

  • Kryeni një praktikë

    Mësoni si të punoni në një organizëm mbarë-europian që vepron në shkallë ndërkombëtare. Ne trajtojmë për ditë çështje shoqërore, politike dhe ligjore, e kështu do të bëni edhe ju.

To top