Jepni Ndihmesë

Përhapni fjalën!

megafon

Mbërritët këtu ngaqë - ashtu si ne - shqetësoheni për Software-in e Lirë dhe të drejtat qytetare dixhitale. Na duhet ndihma juaj për të përhapur fjalën rreth përparësive të Software-it të Lirë, dhe për t’u shpjeguar të tjerëve pse do të duhej të shqetësoheshin edhe ata për Lirinë. Përkrahja e Software-it të Lirë është zbavitëse dhe ndoshta një nga rrugët më të mira për të ndihmuar lëvizjen e Software-it të Lirë! Në këtë faqe do të gjeni materiale të ndryshme që ju ndihmojnë për përhapjen e fjalës: material grafik për përdorim, fletëpalosje për t’i shtypur ju vetë dhe material profesional promocioni që mund ta porositni.

Material grafik për përdorim

Krejt materiali grafik që gjeni në këtë faqe mund të përdoret për promovimin e Software-it të Lirë në përgjithësi dhe punën e FSFE-së në veçanti. Mos ngurroni ta kopjoni, shpërndani dhe përdorni, sa kohë që shmangni dukjen - për çfarëdo që e përdorni - si të ishte një produkt zyrtar ose opinion zyrtar i FSFE-së. Shumë faleminderit që promovoni Lirinë!

Stema zyrtare e Free Software Foundation Europe-ës. Përdoreni që të promovoni FSFE-në dhe punën tonë.

Stemë e FSFE-së me ngjyra: PNG | SVG - Stemë e FSFE-së b/z: PNG | SVG

Licencë: Stema e FSFE-së nuk duhet përdorur kurrë, pa miratimin paraprak të FSFE-së, në ndonjë mënyrë që mund të merret si marrje përsipër nga ana e FSFE-së të ndonjë veprimtarie, faqesh internet, produktesh apo njësish. Ju lutemi, lidhuni me team (at) fsfeurope.org, po qe se dëshironi të dini nëse përdorimi që keni në mendje është i përshtatshëm apo jo.

Kjo është stema që përfaqëson Anëtarësimin Shok në FSFE. Emri i saj është 'Plussy' dhe simboli ilustron një qenie njerëzore që qëndron i vendosur për lirinë e tij. Në të njëjtën kohë, qenia njerëzore ka të hapura krahët për të mirëpritur këdo që ndan me të qëllimet e përbashkëta. Më në fund, simboli paraqet një 'plus', meqë lëvizja jonë bëhet më e fortë prej çdo identiteti më vete. Me fjalë të tjera, cilido që bëhet anëtar shok është një plus në betejën për liri. Ndaj quhet 'Plussy'.

Stema e Anëtarësimit Shok, Plussy: PNG | SVG

Licencë: Stema e Anëtarësimit Shok (dhe variacione të saj) mund të përdoren për t’i bërë reklamë Anëtarësimit Shok në FSFE dhe në shoqëri të çfarëdo veprimtarie mbi Software-in e Lirë të zhvilluar nga anëtarë shok të FSFE-së. Mund edhe të bëhet pjesë stemash të grupeve vendore Anëtarësie Shok, nëse dëshirohet. Por, nëse nuk keni një mandat nga FSFE-ja, kërkojmë të mos krijoni përshtypjen se flisni zyrtarisht në emër të FSFE-së, apo se FSFE-ja ju ka autorizuar në ndonjë mënyrë ta bëni këtë.

Art grafik për përkrahje të Anëtarësimit Shok dhe FSFE-së

Mos ngurroni t’i përdorni butonat dhe artin grafik vijues kurdo që dëshironi të përkrahni punën tonë, Anëtarësimin Shok ose Software-in e Lirë në përgjithësi. Shumica e ikonave janë të vetëkuptueshme. Klikoni mbi miniaturën që të hyni te kartela përkatëse.

Anëtarësimi Shok

Këto butona, që shfaqin një numër, mund të përdoren për të treguar që jeni anëtar shok, duke zgjedhur numrin që përputhet me numrin tuaj të Anëtarësisë Shok. Gjeni figurën e numrit tuaj personal dhe mos ngurroni ta përdorni në çfarëdo medie që doni.

FSFE-ja dhe fushatat

PNG e tejdukshme, ku lexohet 'Përkrahni punën tonë!'

Shtypni tuajin: Fletëpalosje dhe material informativ

Arti grafik është i mirë për të tërhequr vëmendjen, por ndonjëherë është më mirë të ofrohen materiale të shtypura, me informacion më të hollësishëm dhe për diçka specifike. Vullnetarë të FSFE-së kanë harxhuar shumë mund për shkrim materialesh informative që mund t’i shtypni edhe në shtëpi dhe t’i shpërndani ku të dëshironi. Mund të gjeni fletëpalosje politike mbi:

Material promocional i FSFE-së për porosi

Po shkoni të merrni pjesë në një takim mbi Software-in e Lirë ose po organizoni ju vetë një të tillë? Ndoshta dëshironi të promovoni Software-in e Lirë dhe punën e FSFE-së nëpër miqtë dhe kolegët tuaj? Ose ndoshta dëshironi të bëni diçka krejt tjetër? Çfarëdo qoftë, do të jemi të lumtur t’ju dërgojmë falas materiale promocionale tonat të shtypura. Që të gjeni materialin që përshtatet më mirë me nevojat tuaj, ja ku keni më poshtë një përmbledhje rreth materialeve tona, si dhe hollësi rreth çdo produkti.

Pse dhe kur të porosisni

Ka një larmi arsyesh se pse dhe kur do të donit të merrnit material promocional për Software-in e Lirë dhe FSFE-në. Njihni ndoshta një vend (p.sh. një "hackerspace", një klub të rinjsh, zyrën tuaj...) ku do të donit të shihnit informacion rreth misionit tonë? Ose do të donit t’i flisnit dikujt (p.sh. shokëve tuaj, familjes, kolegëve...) mbi Software-in e Lirë, FSFE-së dhe asaj që bëjmë? Ose po planifikoni një veprimtari publike (p.sh. një stendë diku, një mbledhje, një konferencë...) për promovimin e FSFE-së dhe synimeve të saj? Këta janë vetëm pak shembuj se ku mund të përdoreshin materialet tona promocionale. Ju lutemi, mos ngurroni të vendosni vetë se kur, pse dhe për çfarë t’i përdorni ato.

Si dhe çfarë të porositet

Që të porosisni material promocional, ju lutemi, përdorni formularin vijues të porosive. Mund të porositni ose paketën tonë parazgjedhje, ose mund të na tregoni shprehimisht ç’lloj materiali promocioni ju duhet ose parapëlqeni. Për shembull, nëse keni në plan të përkrahni një fushatë speciale të FSFE-së. Ju lutemi, kini parasysh se, për arsye postimi, përgjithësisht dërgojmë paketa deri në 1kg. Nëse ju duhen më shumë, ju lutemi, na e kërkoni.

Ju lutemi, dërgoni material promocional te:

Emër, Mbiemër:
Email:
Rruga, No.:
Zip, Qyteti:
Vendi:
Do të doja paketën promocionale për t’u përqendruar në:
Do të doja ta përdor materialin për (përshkrim i shkurtër):
Çfarëdo komenti:
Përkrahni punën tonë përmes një dhurimi prej 10€ ose më tepër:

Material promocional i passhëm

Material i përgjithshëm rreth FSFE-së dhe Anëtarësimit Shok

Dosje mbi FSFE-në

Brenda dosjeve tona mbi FSFE-në, ka të shkruar ca informacion bazë rreth FSFE-së dhe punës sonë, rreth Software-it të Lirë dhe se si të jepet ndihmesë.
Këto dosje mund të përdoren si bazë për material shtesë me më tepër informacion brenda. Në madhësinë A5, normalisht vendosim fletëpalosjet tona politike dhe/ose fletëpalosjet tona mbi Anëtarësimin Shok (shihni zërin pasues). Dosjet në madhësinë A4 mund të jenë të dobishme në kontekste të tjera, për shembull në një konferencë.

Lloj: Dosje
Madhësi: A5 (14,8 × 21cm) / A4 (21 × 29,7cm)
E gatshme (për shkarkim) në gjuhët:
Anglisht, Gjermanisht
Versione të shtypur (për porosi):
Anglisht, Gjermanisht
Për fat të keq, dosjet FSFE në madhësinë A5 janë mbaruar tani për tani

Fletëpalosje mbi Anëtarësimin Shok

Fletëpalosjet tona mbi Anëtarësimin Shok janë në madhësinë A5, ndaj i nxë fare mirë dosja jonë mbi FSFE-në (shihni zërin përkatës më sipër). Bëhet fjalë për një punë të hijshme grafike, që promovon Anëtarësimin Shok.

Lloj: Fletëpalosje
Madhësi: A5 (14,8 × 21cm)
E gatshme (për shkarkim) në gjuhët:
Anglisht, Gjermanisht
Versione të shtypur (për porosi):
Anglisht + Gjermanisht (një gjuhë për faqe)
Për fat të keq, fletëpalosjet mbi Anëtarësimin Shok janë mbaruar tani për tani

Ngjitësa Plussy

Ngjitësat klasikë Plussy, simboli i Anëtarësisë Shok të FSFE-së. Sfondi është i tejdukshëm, kështu që ngjitësi integrohet përsosmërisht në çfarëdo sipërfaqe - jo thjesht vetëm në laptopë. Mund të kihet në dy madhësi.

Lloj: Ngjitës
Madhësi: 7 x 7cm / 5 x 5cm
I gatshëm (për shkarkim) në format:
PNG | SVG
Versione të shtypur (për porosi):
po (pa gjuhë)

Bëhuni Anëtar Shok - Afishe

Afishja "Bëhuni Anëtar Shok" vlen për promovimin e Anëtarësimit Shok, ndaj është mirë të vendoset në një vend të dukshëm, për shembull brenda një salle mbledhjesh apo në një Hackerspace - si dhe mund të përdoret në çfarëdo veprimtarie publike.

Lloj: Afishe (e palosur për dërgim)
Madhësi: A1 (59,4 × 84,1cm)
E gatshme (për shkarkim) në gjuhët: Anglisht
Versione të shtypur (për porosi): Anglisht

Software-i i Lirë dhe liria e përdoruesve

Software dhe mjete të lira

Ky fletë-volant e krahason përdorimin e Software-it të Lirë me atë të vidave dhe kaçavidave. Kjo analogji është menduar veçanërisht oër publik pa njohuri teknike dhe përgjithësisht është pëlqyer në stendat e FSFE-së.

Lloj: Fletë-volant letre, i palosur
Madhësi: 10 x 21 cm (e palosur); 29,7 x 21 cm (=A4, e papalosur)
I gatshëm (si shkarkim) në gjuhët:
Anglisht (Kapaku, Brenda)
Finlandisht (Kapaku, Brenda)
Frëngjisht (Kapaku, Brenda)
Gjermanisht (Kapaku, Brenda)
Italisht (Kapaku, Brenda)
Versione të shtypur (për porosi):
Frëngjisht, Anglisht, Gjermanisht

Administrim Kufizimesh Dixhitale

Kjo fletëpalosje trajton Administrimin e Kufizimeve Dixhitale dhe rreziqet e tij. Këtë fletëpalosje e kemi prodhuar tok me Digitale Gesellschaft dhe vjen si një përmbledhje e goditur për këtë temë komplekse.

Lloj: Fletëpalosje letre, e palosur
Madhësi: A5 (148 x 21 cm, e palosur); A4 (29,7 x 21 cm, e papalosur)
E gatshme (për shkarkim) në gjuhët:
Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht
Versione të shtypur (për porosi):
Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht

Vetëmbrojtje email-i me GnuPG

Pas zbulimeve nga Snowden-i të programeve të NSA-s dhe të tjerave agjenci perëndimore të sigurimit për survejim në masë, ka një interes të madh nga njerëzit për të kërkuar privatësi dhe komunikime të sigurta. Për të ndihmuar njerëzit në komunikimet me email, kemi krijuar një fletëpalosje që shpjegon problemet e sigurisë dhe si të zgjidhen ato përmes përdorimit të GnuPG-së për kodim email. Veç kësaj, kjo fletëpalosje shpjegon haptas se ç’janë deriçkat dhe pse software-i për masa sigurie lypset të jetë Software i Lirë.

Lloj: Fletëpalosje letre, e palosur
Madhësi: 9,9 x 21 cm (e palosur), 39,6 x 21 cm (e papalosur)
E gatshme (për shkarkim) në:
Anglisht, Gjermanisht (me përdorim të "Sie"-së formale, ose "Du"-së informale)
Versione të shtypur (për porosi):
Gjermanisht

PDFreaders - Afishe

Afishja për fushatën tonë PDFreaders është "e thjeshtë, ndaj, përpara se ta varni diku, ju lutemi, plotësojeni me numrin aktual të organizmave dhe individëve që kanë nënshkruar peticionin tonë. Kjo është një fushatë që ka kohë që zhvillohet. Dhe megjithatë njerëzit e pëlqejnë shumë.

Lloj: Afishe (e palosur për dërgim)
Madhësi: A1 (59,4 × 84,1cm)
E gatshme (për shkarkim) në gjuhët:
Anglisht
Versione të shtypur (për porosi):
Anglisht

Fushata "Çlironi Android-in Tuaj"

Çlironi Android-in Tuaj - Fletë-volant

Fletë-volant A7 për promovimin e fushatës tonë "Çlironi Android-in Tuaj" për të cilën ka edhe afishe.

Lloj: Fletë-volant
Madhësi: A7 (7,4 × 10,5cm)
I gatshëm (për shkarkim) në gjuhët:
Anglisht, Gjermanisht
Versione të shtypur (për porosi):
Anglisht + Gjermanisht (me dy faqe)
Për fat të keq, fletë-volantët ÇAT janë mbaruar tani për tani

Kjo është afishja e fushatës sonë "Çlironi Android-in Tuaj" për të cilën ka edhe fletëpalosje. Deri tani, përvoja tregon se kjo afishe bie shumë në sy dhe tërheq plot njerëz që pyesin rreth kuadrit të kësaj fushate. Ndaj, këshillojmë ta përdorni në çfarëdo stende. Madhësia A1.

Fletëpalosje F-Droid

Kjo është një fletëpalosje rreth F-Droid-it, një depo aplikacionesh Software i Lirë për Android dhe degëzime të tij, të tillë si Cyanogenmod ose Replicant. Fletëpalosja shpjegon instalimin dhe përdorimin e F-Droid-it - shitore Aplikacionesh të Lira, pa Reklama, Spiunim, Gjurmim apo nevojën për një llogari Google. Veç kësaj, fletëpalosja përmban rekomandime për Aplikacione të Lira, si dhe një shpjegim të përgjithshëm të Software-it të Lirë.

Lloj: Fletëpalosje letre, e palosur
Madhësi: 10 x 21 cm (e palosur); 29,7 x 21 cm (=A4, e papalosur)
E gatshme (për shkarkim) në gjuhët:
Anglisht (Kapaku, Brenda)
Finlandisht (Kapaku, Brenda)
Italisht (Kapaku, Brenda)
Frëngjisht (Kapaku, Brenda)
Gjermanisht (Kapaku, Brenda)
Versione të shtypur (për porosi):
Anglisht, Frëngjisht, Italisht, Gjermanisht

Çlironi Android-in Tuaj - Afishe

Afishja për promovimin e "fushatës tonë Çlironi Android-in Tuaj", për të cilën ka edhe fletë-volante. Kjo afishe doli shumë tërheqëse dhe ndjell te stendat tona mjaft njerëz që pyesin për hollësi rreth kësaj fushate. Ju këshillojmë ta përdorni në çfarëdo stende apo veprimtari tjetër publike.

Lloj: Afishe (e palosur për dërgim)
Madhësi: A1 (59,4 × 84,1cm)
E gatshme (për shkarkim) në gjuhët
Anglisht
Versione të shtypur (për porosi)>
Anglisht

Fushata "E dua Software-in e Lirë"

E dua Software-in e Lirë - Fletë-volant

Fletë-volanti i fushatës sonë E dua Software-in e Lirë. Fletë-volanti ka dy anë: Njëra anë me IloveFS-heart, ashtu si te afishja (shihni zërin pasues). Ana tjetër tregon datën (Ditën e Shën Valentinit) dhe URL-në e fushatës - siç duket te figura miniaturë.

Lloj: Fletë-volant me dy anë
Madhësi: A7 (7,4 × 10,5cm)
I gatshëm (për shkarkim) në gjuhët:
Anglisht
Versione të shtypur (për porosi)
Anglisht

E dua Software-in e Lirë - Afishe

Afishja e fushatës sonë E dua Software-in e Lirë. Afishja është siç e shihni në figurë dhe është shumë tërheqëse me ngjyrat dhe grafikën e saj.

Lloj: Afishe (e palosur për dërgim)
Madhësi: A1 (59,4 × 84,1cm)
E gatshme (për shkarkim) në gjuhët:
Anglisht
Versione të shtypur (për porosi) Anglisht

Fushata "Dita e Lirisë së Dokumenteve"

Nëse po kërkoni për materiale lidhur me DLD-në, ju lutemi, hidhini një sy faqes sonë për porosi materialesh promocionale te documentfreedom.org. Nëse dëshironi të përzieni material tjetër promocional me material promocional të fushatës DLD, mos ngurroni ta porositni këtu.

Dita e Lirisë së Dokumenteve - Fletë-volant

Fletë-volanti për promovimin e fushatës tonë Dita e Lirisë së Dokumenteve. Shfaq datën, faqen hyrëse dhe një mesazh të shkurtër në pesë gjuhë.

Lloj: Fletë-volant
Madhësi: A7 (7,4 × 10,5cm)
I gatshëm (për shkarkim) në gjuhët:
Anglisht (Kapaku, Brenda)
Versione të shtypur (për porosi):
Po. (Pesë gjuhë në të njëjtën fletëpalosje: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Portugeze, Spanjisht, Turqisht)

Dita e Lirisë së Dokumenteve - Fletëpalosje

Fletëpalosja për promovimin e fushatës sonë Dita e Lirisë së Dokumenteve. Shoqërohet me shpjegime se përse duhen standardet, ç’është një Standard i Hapët dhe se si të angazhoheni për Lirinë e Dokumenteve.

Lloj: Fletëpalosje
Madhësi: 10 x 21 cm (e palosur); 29,7 x 21 cm (=A4, e papalosur)
E gatshme (për shkarkim) në gjuhët:
Anglisht (Kapaku, Brenda)
Finlandisht (Kapaku, Brenda)
Spanjisht (Kapaku, Brenda)
Katalane (Kapaku, Brenda)
Gjermanisht (Kapaku, Brenda)
Frëngjisht (Kapaku, Brenda)
Japonisht (Kapaku, Brenda)
Turqisht (Kapaku, Brenda)
Kineze (Kapaku, Brenda)
Versione të shtypur (për porosi):
Frëngjisht, Gjermanisht, Anglisht, Spanjisht, Turqisht

Nuk i lexojmë dot dokumentet tuaja - ngjitës

Ngjitësat "Nuk i lexojmë dot dokumentet tuaja" pasqyrojnë fushatën tonë Dita e Lirisë së Dokumenteve. Slogani nxjerr në pah problemin e përdorimit të formateve pronësorë për kartelat, i cili përjashton nga leximi i dokumenteve të tyre krejt personat që nuk përdorin të njëjtin software pronësor.

Lloj: Ngjitës
Madhësi: 7,5 x 7,5cm
I gatshëm (për shkarkim ) në gjuhët:
Anglisht
Versione të shtypur (për porosi):
Anglisht

Dita e Lirisë së Dokumenteve - Afishja "Na jepni një shans"

Kjo është afishja e fushatës Dita e Lirisë së Dokumenteve 2014. Ka dy anë dhe pesë gjuhë. Është gati në A2 dhe A3.

Lloj: Afishe (e palosur për dërgim)
Madhësi: A2 (42 × 59,4cm), A3 (29,7 × 42cm)
E gatshme (për shkarkim) në gjuhët:
Shumëgjuhëshe
Versione të shtypur (për porosi):
Po. (Pesë gjuhë në të njëjtën fletë: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Portugeze, Spanjisht, Turqisht)

Dita e Lirisë së Dokumenteve - Afishja me Robot

Kjo është afishja e fushatës Dita e Lirisë së Dokumenteve 2013. Është e përshtatshme për çdo kohë dhe afishja mund të përdoret më vete ose mund ta përdorni për të njoftuar një veprimtari DLD.

Lloj: Afishe (e palosur për dërgmi)
Madhësi: A2 (42 × 59,4cm)
E gatshme (për shkarkim) në gjuhët:
Anglisht
Versione të shtypur (për porosi): Anglisht

Dita e Lirisë së Dokumenteve - Afishja me Stephen Fry-in

Kjo është afishja për fushatën Dita e Lirisë së Dokumenteve 2012. Është e përshtashme për çdo kohë dhe afishja përmban një thënie të lezetshme nga Stephen Fry.

Lloj: Afishe
Madhësi: A2 (42 × 59,4cm)
E gatshme (për shkarkim) në gjuhët:
Anglisht
Versione të shtypur (për porosi): Anglisht

Fushata "Nuk Duan Që Ju ..."

Nuk Duan Që Ju - Ngjitës

Ngjitësa për fushatën tonë "Nuk Duan Që Ju". Fushata prek kufizimet e përditshme që përdoruesi has në botën tonë dixhitale. Ngjitësi është 14,8cm x 14,8cm dhe më e mira është të përdoret në një mjedis ku një ngjitës i tillë kaq i madh tërheq vëmendjen e njerëzve. Ngjitësi është menduar të plotësohet nga ju me çfarëdo kufizimesh për të cilat do të donit që njerëzit të ndërgjegjësoheshin.

Lloj: Ngjitës
Madhësi: 14,8 x 14,8cm
Versione të shtypur (për porosi): Anglisht

Nuk Duan Që Ju - ngjitës shumëgjuhësh

Ky është ngjitësi shumëgjuhësh që mund ta përdorni për të vënë në dijeni njerëzit mbi një produkt ose një gjë që "Nuk përmban Lirinë". Për më tepër të dhëna, shihni faqen e fushatës.

Lloj: Ngjitës
Madhësi: 7,4 x 7,4cm
Versione të shtypur (për porosi): Anglisht

Nuk Duan Që Ju - ngjitës

Një ngjitës tjetër, më i volitshëm, për fushatën e ardhshme "Nuk Duan Që Ju". I shkon më për shtat një laptopi ose gjetiu.

Lloj: Ngjitës
Madhësi: 7,4 x 7,4cm
Versione të shtypur (për porosi): Anglisht

Nuk Duan Që Ju - ngjitës i vockël

Ky ngjitës ka formën e stemës WindowsXP që aq shumë vetë janë mësuar ta shohin në laptop.

Lloj: Ngjitës
Madhësi: 1,8 x 1,8cm
Versione të shtypur (për porosi): Anglisht

Fushata dhe promocione të ardhshme

Hidhini një sy, herë pas here, kësaj faqeje për materiale të reja promocionale - do të vazhdojmë ta përditësojmë. Nëse dëshironi të ndihmoni me dizajn të ri ose në përmirësimin e të tanishmit, bashkojuni ekipit grafik. Ose nëse dëshironi të përktheni faqe ose materiale, bashkojuni ekipit të përkthyesve.