Për shtypin

Një gjykatë portugeze eliminon një prokurim të paligjshëm që favorizonte Microsoft-in

më:

Më 27 Prill, gjykata administrative e Almadas, Portugali, shpalli të paligjshme një kontratë prej 550 mijë eurosh mes Microsoft-it dhe bashkisë së Almadas. Kërkesat teknike të konkurrimit të shpallur nga bashkia ia bënin të pamundur cilësdo kompani tjetër veç Microsoft-it dhe partnerëve të tyre parashtrimin e një propozimi.

Ky vendim gjykate është veçanërisht domethënës ngaqë sqaron se një procedurë prokurimi e përdorur gjerësisht është e paligjshme. Procedura specifikonte emrin e produkteve Microsoft, në vend se domosdoshmëritë e përgjithshme funksionale dhe teknike.

Praktikat e anshme të tenderimit në Portugali janë denoncuar në mënyrë të përsëritur nga organizmi bashkëpunëtor i FSFE-së, ANSOL dhe nga Shoqata e Biznesve Portugeze të Burimit të Hapur, ESOP, që e çoi çështjen në gjyq. Këto praktika dhunojnë rregulluat themelore të konkurrencës së paanshme dhe përjashtojnë sistematikisht kompani që ofrojnë shërbime të bazuara në Software-in e Lirë.

FSFE-ja e përshëndet vendimin e gjykatës, dhe u bën thirrje gjykatave të vendeve të tjera europiane të vazhdojnë të shfuqizojnë sistematikisht kontrata të ngjashme diskriminuese.

Më tepër informacion