News

Teksa Microsoft-i heq dorë nga disa kufizime te Xbox-i, edhe më tepër të tilla zbatohen mbi produkte të tjera

më:

I përballur me protesta të përdoruesve, Microsoft-i është detyruar t’i bëjë kushtet e shitjes për konsolën e vet më të re për lojëra Xbox të duken më pak kufizuese. Megjithatë, kushtet “e reja” që shkaktuan një zemërim të tillë, nuk qenë të reja aspak: ato qenë të ngjashme me shumicën e licencave të tjera produktesh software-i pronësor, përfshi ato që përfshijnë produkte të tjera software-i dhe shërbime në linjë nga Microsoft-i.

Kufizimet mbi shitjen, ndarjen me të tjerët dhe dhënien si dhuratë shfaqen, për shembull, te licencat e Windows 7-s dhe Office 2013-s. Kufizime të ngjashme do të vazhdojnë të zbatohen mbi Xbox-in sa kohë që një nga "titujt e shkarkuar nuk mund të ndahet me të tjerët ose të rishitet". Kufizime gjeografike mund të zbatohen edhe mbi Office 2013, bashkë me heqjen dorë nga e drejta për padi në grup. Dashamirësit e lojërave që u zemëruan nga check-in-i i detyrueshëm, i papërshtatshëm dhe mosrespektues, si dhe nga ndjesori i zërit/lëvizjeve Kinect, mund të zemërohen po njësoj nga klauzola që kërkon “duhet të pajtoheni me çfarëdo kufizimi teknik te software-i, i cili ju lejon ta përdorni vetëm në disa mënyra. Nuk mundeni të anashkaloni çfarëdo kufizimi teknik të software-it” sipas licencës për Windows 7.

“Edhe pas sprapsjes të disa prej termave më famëkeqe të Xbox One-it, Microsoft-i ende i ka përdoruesit nën pranga dixhitale,” thotë Karsten Gerloff, presidenti i FSFE-së. “Ne e nxisim cilindo të zgjedhë Software-in e Lirë më mirë, dhe t’i heqë qafe këto kufizime.”

“Ndërkohë që licencat pronësore e kufizojnë lirinë tuaj, Software-i i Lirë garanton që mund ta përdorni gjithmonë software-in për çfarëdo qëllimi, për ta studiuar si funksionon, për ta ndarë me të tjerët, dhe për ta ndryshuar në përputhje me nevojat tuaja” thotë Matthias Kirschner, përgjegjës për Ndërgjegjësimin e Publikut në FSFE. “Përdoruesve nuk duhet të lypin për këto të drejta.”

Është ende e paqartë se çfarë pikërisht do të përmbajë apo s’do të përmbajë licenca e plotë, për shembull, është hequr përmendja e Heqjes Dorë Nga e Drejta Për Padi Në Grup, por nuk është deklaruar braktisja e saj.