Për shtypin

Ditën e Lirisë së Software-it, përkrahni FSFE-në!

më:

Na duhen kompjuter të cilëve u zihet besë. Lajmet së fundi mbi survejimin në shkallë planetare e bëjnë të qartë se sa të rëndësishëm janë sistemet e kompjuterave për shoqërinë tonë. Kontrolli i këtyre kompjuterave lypset të jetë në dorën e përdoruesve të tyre.

Në arritjen e kësaj Software-i i Lirë është kyç. Na duhet organizma të fuqishëm dhe të pavarur që të luftojnë për lirinë e software-it dhe të drejtat civile në epokën dixhitale. Në FSFE kemi më shumë se dhjetëvjeçar përvojë në mbrojtjen e të drejtave tuaja dhe në ndihmë të krijimit të një të ardhmeje më të mirë.

Tani është koha të ndërmarrim hapa të mëtejshëm në përpjekjet tona. Na duhet ndihma juaj. Ditën e Lirisë së Software-it këtë vit, ju lutemi, përkrahni punën tonë dhe regjistrohuni si Anëtar Shok i FSFE-së.