News

Rockstar vs. Google: Patentat mbi software-in si një licencë për kusari

më:

Rockstar, një konsorcium kompanish i formuar për të grumbulluar disa patenta të nxjerra në shitje përmes procedurës së shpërbërjes së Nortel-it, ka paditur Google-in dhe të tjera kompani për shtatë nga këto patenta.

FSFE-ja shprehu shqetësime serioze dhe u tërhoqi vëmendjen rregullatorëve të konkurrencës pikërisht kundër një skenari të tillë në dhjetor të 2011-s. Ca kohë më parë, Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara pat vendosur caqe mbi një tjetër transaksion të ngjashëm: Blerësit e paketës së patentave të kompanisë së software-it Novell iu desh të pranojnë caqet mbi gjërat që mund të bënin me ato patenta. Në mënyrë të veçantë, atyre u parandalohej t’i përdornin ato kundër Software-i të Lirë.

Por kur Rockstar-i bleu patentat e Nortel-it, gjëra qenë ndryshe. Cilatdo qofshin premtimet, në pastë, që entet rregullatore të SHBA-ve ia dolën të përftojnë prej kompanive që përbëjnë Rockstar-in - Microsoft-i, Apple-i, RIM-i, Ericsson-i, dhe Sony-i - janë qartazi të paefektshme. Madje është raportuar që CEO-ja i Rockstar-it ka deklaruar publikisht se nuk e ndjen veten të lidhur prej ndonjë angazhimi të tillë. Përfundimi është një çështje penale krejtësisht e parashikueshme ku një kompani ndërmjetëse përdor patenta të përgjithshme, të hapërdara, me qëllim që të dëmtojë një konkurrent.

"Patentat mbi software-in, në më të mirin e rasteve, janë një risk i rrezikshëm për bizneset," shprehet Carlo Piana, Këshilltari i Përgjithshëm i FSFE-së. "Në tregjet tejet konkurruese si ai i pajisjeve celulare, ato janë në thelb një licencë për kusari."

Ky rast nxjerr në pah nevojën që rregullatorët të monitorojnë nga afër transaksionet me patentat, dhe të analizojnë me kujdes pasojat e tyre. Çështje penale si kjo i mbytin risitë dhe vendosin një taksë private mbi kompanitë produktive.