News

Bëjini kandidatët për zgjedhjet europiane të këtij viti t’i dalin krah Software-it të Lirë

më:

Prej 22 deri 25 maj, 2014, shtetasit europianë do të votojnë për kandidatët për në Parlamentin Europian. Kjo është kohë ideale për të trajtuar me politikanët çështjen pse Software-i i Lirë ka rëndësi. Ndihmonani t’i bëjmë kandidatët kudo në Europë të deklarojnë përkrahjen e tyre për Software-in e Lirë.

April, një shoqatë e rëndësishme Software-i të Lirë në botën frëngjisht folëse, është nismëtarja e Nismës për një Pakt Software-i të Lirë. FSFE-ja i fton mbrojtësit e Software-it të Lirë në Europë t’u kërkojnë kandidatëve në zgjedhjet europiane ta nënshkruajnë këtë deklaratë, dhe t’i dalin kështu krah Software-it të Lirë, përballë legjislacionit të BE-së, për shembull. Duke e bërë këtë, kandidatët do të ndërgjegjësohen për rëndësinë e Software-it të Lirë, dhe mund ta shumëfishojnë mesazhin. Për më tepër, edhe ju mund të jepni ndihmesë, duke ndihmuar në përkthimin e paktit mbi Software-in e Lirë.

European Digital Rights Organisation (EDRi) ka një sajt tjetër sajt, wepromise.eu: një fushatë për të ndihmuar shtetasit europianë të këmbëngulin për të drejtat e tyre themelore në shoqërinë dixhitale: transparencë, privatësi, fshehtëzim, anonimitet, kontroll të survejimit dhe “përkrahjen e masave që lejojnë ose nxisin përdorimin e gjerë të Software-it të Lirë (Software-it me Burim të Hapur). Kjo përfshin entet qeveritare dhe publike, në veçanti entet që marrin fonde nga buxheti i BE-së.” Pika kyçe këtu është: duhet të premtoni që tani se do të votoni për kandidatë që kanë nënshkruar ose do të nënshkruajnë 10 pikat e Kartës së të Drejtave Dixhitale.

FSFE-ja i përkrah fuqishëm të dyja fushatat. “Kjo është një mënyrë shumë e mirë për t’u treguar politikanëve Europianë bashkësinë gjithnjë në rritje të mbrojtësve të Software-it të Lirë anembanë Europës. Sa më shumë njerëz të lidhen me kandidatët parlamentarë. aq më tepër ndikim do të kemi” thotë Erik Albers, bashkërendues i bashkësisë së Free Software Foundation Europe-s. Sam Tuke, përgjegjësi i fushatave FSFE shton "nënshkrimet janë një rrugë e mirë për të kërkuar përgjegjësi ndaj premtimeve, sa herë që do të ketë për miratim legjislacion të BE-së, i cili mund të vërë në rrezik ekzistencën ose rritjen e Software-it të Lirë.”