News

Letër e Hapur institucioneve të BE-së: Ka ardhur koha për të përkrahur Standardet e Hapura

më:

Në një letër të hapur për Parlamentin Europian dhe Komisionin Europian, Free Software Foundation Europe dhe Open Forum Europe u kërkojnë institucioneve europiane të përmirësojnë mbulimin e tyre për Standardet e Hapura. Letra i drejtohet Giancarlo Vilella-s, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme ITEC të Parlamentit Europian dhe i Komitetit Ndërinstitucional për Informatikën (IICI).

Në një letër tani së fundi, për eurodeputeten Amelia Andersdotter, KE-ja pranon se “efektivisht është i marrë peng” nga Microsoft-i. Siç e ka vënë në dukje në mënyrë të përsëritur FSFE-ja, ky është një problem për Komisionin, Këshillin dhe Parlamentin Europian.

“Ndërgjegjësimi mbi problemin është përherë hapi i parë drejt zgjidhjes së tij. E vlerësojmë sinqeritetin e sapozbuluar të Komisionit lidhur çështjen" thotë presidenti i FSFE-së, Karsten Gerloff. "Bashkë me qytetarët e Europës dhe industrinë software të kontinentit, tani presim që Komisioni të ndërmarrë veprime dhe ta çlirojë veten nga kjo robëri.”

Letra ngre gjithashtu çështjen e formateve video. Deri sot, është e vështirë ose e pamundur që përdoruesit e Software-it të Lirë të mund të ndjekin drejtpërsëdrejti punimet e Parlamentit dhe Këshillit, pasi transmetimi video i drejtpërdrejtë i tyre bazohet në teknologji pronësore. Ky është një problem që OFE-ja dhe FSFE-ja e kanë theksuar prej vitesh.

“Kjo do të ishte relativisht masë e thjeshtë, që institucionet europiane të përmirësonin transparencën e punës së tyre kundrejt qytetarëve të zakonshëm,” thotë Gerloff. “Nuk arrijmë ta kuptojmë pse nuk ka pasur asnjë përparim në këtë pikë gjatë gjashtë vjetëve të fundit.”