Për shtypin

FSFE: 33 përkrahës të Paktit Mbi Software-in e Lirë të zgjedhur në Parlamentin Europian

më:

Zgjedhjet europiane kanë sjellë 33 përkrahës të Paktit Mbi Software-in e Lirë në Parlamentin e ri Europian. Paktin Mbi Software-in e Lirë e kanë nënshkruar kandidatë nga i gjithë spektri politik, duke premtuar kështu të përkrahin Software-in e Lirë dhe Standardet e Hapura gjatë kohës së tyre në parlament. Nga 162 nënshkruesit, 33 u zgjodhën

“I përgëzojmë eurodeputetët e rinj për zgjedhjen e tyre, dhe do të donim të falënderonim gjithkënd që nënshkroi Paktin Mbi Software-in e Lirë,” thotë Karsten Gerloff, president i Free Software Foundation Europe. "Europa e meriton më tepër liri software-i. Ne mbështetemi tek këta eurodeputetë për të bërë të mundur që europianët të mund të jenë në kontroll të plotë të kompjuterave që përdorin. FSFE-ja do të jetë e lumtur t’i përkrahë ata në këtë përpjekje të rëndësishme."

Fushata e Paktit Mbi Software-in e Lirë organizohet nga April dhe përkrahet nga FSFE-ja dhe shoqata të tjera të Software-it të Lirë. Kandidatët që nënshkruan paktin deklaruan përkrahjen e tyre të Software-it të Lirë dhe Standardeve të Hapura në politikë, ligjshmëri dhe administratë. Veprimtarët e Software-it të Lirë anembanë Europës grumbulluar 162 nënshkrime nga kandidatë nga krejt spektri politik, në 16 vende. Franca është vendi europian me numrin më të lartë të nënshkruesve të zgjedhur me sukses, e ndjekur nga Gjermania dhe Holanda.

Bashkërenduesi i FSFE-së për shtrirjen, Erik Albers thotë: "Ju lutemi, bashkojuni përpjekjeve tona për vazhdimin e trysnisë për liri software-i në parlament. Lidhuni me eurodeputetin e zonës suaj në Parlamentin e ri Europian dhe bëjeni të nënshkruajë Paktin Mbi Software-in e Lirë! Europa ka nevojë për mbështjetjen e tyre lidhur me Software-in e Lirë dhe Standardet e Hapura."

Më tepër informacion: