News

Na nevojiten mendimet tuaja: Si të ndërtojmë një të ardhme më të mirë? [e mbyllur]

më:

Software-i i Lirë ka bërë përparime të mëdha që prej 2001-shit, kur themeluam FSFE-në. Por kemi ende rrugë për të bërë, deri sa të gjithë ne të kemi kontrollin e punës sonë në kompjuter, të të dhënave tona dhe të jetës tonë dixhitale.

Kjo është arsyeja pse ne, në FSFE, po punojmë për të hartuar një strategji që do t’u japë liri software-i sa më shumë njerëzve që të jetë e mundur.

Kemi hartuar një pyetësor ku ju ftojmë të na tregoni se si ju duket puna jonë, dhe se mbi çfarë problemesh mendoni se do të duhej të kthente vëmendjen dhe burimet e veta FSFE-ja.

Pyetësori përmban gjithashtu pak pyetje rreth jush. Edhe pse këto janë në dëshirë - si të gjitha pyetjet në pyetësor - ju nxisim t’u përgjigjeni. Të dhënat që na ofroni do të na japin një ide më të mirë se si do të na duhet ta përshtatim veprimtarinë e FSFE-së për ta përputhur me nevojat dhe interesat tuaja.

Pyetësori është anonim. Nëse dëshironi, mund të jepni edhe adresën tuaj email, mund të lidhemi me ju nëse kemi nevojë për sqarime të mëtejshme. Çfarëdo të dhënash që jepni do të përdoren vetëm për qëllime vlerësimi të brendshëm.

Pyetësori është i hapur deri më 11 gusht, 2014. Presim mendimet tuaja!

Pyetësorin e gjeni këtu.