Rreth

Struktura Ligjore

Free Software Foundation Europe (FSFE) është një organizëm ndërkombëtar, me bazë ekipesh. Nga pikëpamja ligjore, FSFE-ja është e sistemuar rreth një organizmi qendror që mund të zgjerohet drejt vendesh të tjera sipas moduleve.

Shoqata kryesore

Shoqata kryesore (Qendra) është organizmi qendror ligjor, zemra e Free Software Foundation Europe. Krejt anëtarët e FSFE-së janë anëtarë të kësaj shoqate.

Ky organizëm kryesor furnizon skeletin ligjor për sendërtimin e veprimtarive të ekipit.

Shoqata është shoqatë bamirësie, e regjistruar ("e.V.") sipa ligjit gjerman, me konstitucionin vijues:

Seksionet

Seksionet janë pjesë modulare, vendore dhe njësi juridike të ligjshme të FSFE-së, të formuara nga anëtarë të FSFE-së prej një vendi të dhënë dhe ndonjëherë anëtarë miq nga vende të tjera. Funksioni i tyre kryesor është të marrin dhurime të përjashtuara nga taksat, kudo ku kjo është e mundur.

Seksionet janë të integruara në krejt FSFE-në me statutet e tyre, duke u dhënë ekipeve kombëtare të FSFE-së lirinë dhe autonominë për t’u marrë me çështje vendore në rrugën më të përshtatshme karshi identitetit kulturor dhe shoqëror të këtyre vendeve.

Statuti për këto seksione zakonisht rrjedh prej modifikimit të të një "modeli statuti" me qëllim që të jetë i përputhshëm me sistemin ligjor të atij vendi, duke synuar status shoqate bamirëse kurdo kur kjo është e mundur.

Modeli i statutit është gjithashtu i passhëm në:

Seksione plotësisht funksionalë hëpërhë ka në