Dita “E dua Software-in e Lirë”, 2015

Tradicionalisht, Dita e Shën Valentinit është dita e shpalosjes dhe kremtimit të dashurisë. Pse të mos përfitojmë nga kjo mundësi për të shpalosur dashurinë tonë për Software-in e Lirë këtë vit?

E duam Software-in e Lirë

Si çdo vit, Dita e Shën Valentinit do të kremtohet më 14 Shkurt, që këtë vit bie e shtunë. Si edhe vitin e kaluar, FSFE-ja po planifikon një fushatë në internet për kremtimin e kësaj dite, Dita “E dua Software-in e Lirë”.

Fushata e vitit të kaluar qe fantastike! Lexuam mjaft postime interesante blogjesh dhe artikuj në media mbi programe të veçantë ose Software-in e Lirë në përgjithësi. Në mikroblogje pati një stuhi të vërtetë me #ilovefs gjithë ditën dhe njerëz anembanë botës falënderuan zhvilluesit për punën e tyre të madhe, me postë ose drejtpërsëdrejti. Madje edhe politikanët shfaqën dashurinë e tyre për Software-in e Lirë, për shkak të domethënies së rëndësishme të tij në këto kohëra survejimi dhe kyçjesh në re.

Këtë vit po e kalojmë vëmendjen te njerëzit. Software-i i Lirë nuk zhvillohet nga makinat, por nga qenie njerëzore si ju. Sigurisht, rreshtat e kodit që ata ndajnë me ne dhe me shoqërinë janë pjesë shumë e rëndësishme e jetës sonë të përditshme, por fakti që për Software-in e Lirë ata shpenzojnë mjaft nga koha e tyre e lirë ose e punës ka shumë më tepër rëndësi. Ata përbëjnë themelet e lirisë që e duam aq fort.

Dhe të mos harrojmë se Software-i i Lirë nuk është vetëm kod i shkruar, por ngrihet mbi ndihmesa të ndryshme, të tilla si, dizajn, përkthime, testime, ose dokumentime. Një pjesë nuk bën dot pa tjetrën, pra duhet të themi "faleminderit" për përpjekjet e gjithkujt.

Shpalosni dashurinë tuaj

Sigurisht që ka plot rrugë për dikë të shpalosë dashurinë. Gjithsekush e pëlqen Software-in e Lirë për një larmi arsyesh. Ja disa ide se si mund të shfaqni publikisht dashurinë tuaj për Software-in e Lirë.

    Grupi  parlamentar i të gjelbërve gjermanë me një foto ilovefs
  • Foto Një foto vlen sa një mijë fjalë. Tregojini botës se e doni Software-in e Lirë dhe njerëzit pas tij duke bërë një foto personale. Ndoshta një foto me ju dhe tabelën me programuesin ose programin tuaj të parapëlqyer në të? Një tullumbace #ilovefs me qytetin tuaj në sfond? Kemi tashmë një galeri të vogël fotosh me disa foto që mund t’ju frymëzonin, por ka mjaft mundësi të tjera dhe presim po njësoj të shohim idetë tuaja krijuese!
  • kartolina jonë e re, me tekstin: I love Free Software - but I love you more

    Kartolina jonë e re

  • Kartolina Ditën e Shën Valentinit ka mjaft njerëz ndaj të cilëve të shfaqni dashurinë tuaj dhe ndoshta mund ta keni problem t’i mbani mend të gjithë. Jo më këtë vit! Merrni disa nga kartolinat tona “I love Free Software - but I love you more” dhe dërgojuani personave që doni. Mundeni t’i porositni te faqja jonë e promocionit dhe do të ishim të lumtur të merrnim një dhurim të vogël për të mbuluar kostot.
  • (Mikro)Blog Vitin e kaluar pamë mjaft postime blogjesh mbi programe dhe aspekte të veçanta të Software-it të Lirë mbi të cilët njerëzit dëshirojnë të vënë theksin. Kjo është një mundësi e fuqishme për të prezantuar dhe rekomanduar Software të Lirë që e doni vërtet, ose për të shpjeguar pse Software-i i Lirë është pjesë kyçe e jetës suaj të përditshme. Ndoshta mund të donit të falënderoni një kontribues zhvillues apo grup të caktuar për punën e tyre të dobishme?
  • Dhuroni Së fundi, por jo për nga rëndësia, njerëzit janë gjithashtu mirënjohës ndaj një qerasjeje me kafe, çaj apo birrë. Ndaj, pse të mos i blini diçka një kontribuesi? Nëse ajo apo ai jetojnë afër jush, ftojini për një gotë ose dhuroni për projektet e tyre. Dhe nëse nuk vendosni dot për një person apo software, mundeni të dhuroni për FSFE-në ose të tjerë përkrahës të Software-it të Lirë.
tweet for i love free software

Një nga shumë cicërimat për #ilovefs

Nëse gjithkush jep ndihmesë me diçka të vogël do të shijonim një ditë të bukur “E dua Software-in e Lirë”. Le të shkëmbejmë foto, dërgojmë kartolina, cicërima Twitter dhe postime blogjesh, dhe ta shpalosim individualisht dashurinë tonë. Gëzuar Ditën “E dua Software-in e Lirë” të gjithëve!

Lajme të afërta

#ilovefs Report 2015

03 March 2015:

On Saturday, 14 February 2015, people all over the world showed Free Software contributors their appreciation. It was the fifth year the Free Software Foundation Europe (FSFE) asked people to participate in the “I Love Free Software” day. This report shows a variety of love declarations that happened this day, including blog posts, pictures, comics, poems, and an #ilovefs Android library. The FSFE thanks everybody who motivated Free Software contributors this year, and ask everybody to mark 14 February in their calendars for next year's “I love Free Software” day.

Shpalosni dashurinë tuaj për Software-in e Lirë

09 February 2015:

Çdo 14 Shkurt, Free Software Foundation Europe-a i fton tërë përdoruesit e Software-it të Lirë që në Ditën "E dua Software-in e Lirë" të sjellin në mend njerëzit e palodhur të bashkësisë së Software-it të Lirë dhe t’u shfaqin atyre individualisht vlerësimin.

#ilovefs Report 2014

21 February 2014:

On February 14th, people all around the world expressed their gratitude and appreciation not only to their partner but also to Free Software and its contributors. With our yearly #ilovefs we asked you to thank your favourite developers and projects and were overwhelmed by the resonance in blogs, social networks, and mailing lists.

Show your love for Free Software

11 February 2014:

On 14th February, the Free Software Foundation Europe asks all Free Software users to think about the dedicated hard-working people in the Free Software community and to show them their appreciation like last year.

Fushata #ILOVEFS 2013

21 February 2013:

Çdo vit, më 14 Shkurt njerëzit kremtojnë ditën dashurinë, marrëdhëniet intime me të tjerët... dhe për të tretin vit radhazi, mrekullitë e Software-it të Lirë. Anembanë botës njerëzit shprehin dashurinë e tyre gjatë ditës "E dua software-in e lirë" . Do të donim t’ju falënderonim për pjesëmarrjen, dhe të ndanim me ju disa thënie të bukura, postime blogjesh dhe mikroblogjesh të shkruara nga frymëzimi prej përkushtimit tonë ndaj Software-it të Lirë. Kur programuesit të lexojnë deklarimet tuaja, pa mëdyshje do të gjejnë energji shtesë për të vazhduar veprën e tyre.