Skip menu

Për Shtypin

FSFE-ja ju fton të shpalosni dashurinë tuaj për Software-in e Lirë!

më: 2013-02-12

Për 14 Shkurtin, Free Software Foundation Europe u kërkon krejt përdoruesve të Software-it të Lirë të shpalosin vlerësimin e tyre për Software-in e Lirë. FSFE-ja sugjeron që ta shfrytëzoni këtë ditë si një mundësi për t'i thënë "faleminderit" njërit prej personave të palodhur të bashkësisë së Software-it të Lirë.

"Software-et e Lira i përdorim përditë dhe, shpesh, pa u menduar më thellë. Shkruajmë njoftime të metash, u tregojmë të tjerëve pse duhet t'i përmirësojnë programet e tyre, ose u kërkojmë veçori të reja - dhe shpesh nuk na vjen turp të kritikojmë. Ndaj, që t'u japim mundësinë personave të Software-it të lirë të marrin edhe përshtypje pozitive, të paktën një herë në vit, ja ku është Dita 'E Dua Software-in e Lirë'." thotë Matthias Kirschner, që i dha fill fushatës #ilovefs. në emër të FSFE-së

Për Ditën "E dua Software-in e Lirë" FSFE-ja ka disa sugjerime si ta shpalosni dashurinë tuaj për personat pas Software-it të Lirë, përfshi:

  • shkruani për kontribuesit një e-mail/letër, postim në (mikro-)blog, ku të shprehni se sa shumë ju pëlqen ajo që ata bëjnë
  • qeraseni një gotë kontribuesin tuaj të parapëlqyer. Ose qerasni dikë tjetër dhe, teksa e shijoni, tregojini asaj/atij rreth zbatimit tuaj të parapëlqyer Software të Lirë!
  • përqafoni një kontribues (fillimisht merrni leje)
  • bëni një foto tuajën ku të tregohen ndjenjat tuaja për Software-in e Lirë, dhe postojini online.
  • Dhuroni për FSFE-në ose ndonjë nismë tjetër të Software-it të Lirë për të shprehur mirënjohjen tuaj. Vazhdimi i punës së tyre varet nga kontributi juaj. Ndaj riktheni në mendje organizmin tuaj të parapëlqyer dhe bëni një dhurim. Të jeni të sigurt që do t'ua shpërblejnë dashurinë me dashuri.
  • Së fundi, mund të ndihmoni duke shpërndarë për të tjerët stema të fushatës, me e-mail, (mikro)blog ose duke përdorur rrjetet shoqërore (ju lutemi, përdorni për këtë etiketën #ilovefs).

Duam që të na ndihmoni, për ta bërë këtë ditë ditën kur gjithkush të thotë 'faleminderit' për njerëzit pas Software-it të Lirë", shton Matthias Kirschner.

To top